Rrjeti i patronazhimit në PS është ngritur qëkur PS ishte në opozitë.
Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, kryeministri Edi Rama tha se ai vetë është autori i këtij rrjeti.
Rama shtoi se ajo që është publikuar në media nuk është sistemi me të cilin punon PS-ja.
“Kam parë gjithë gjullurdinë me deklarimin e pasurisë. Ishte pasqyrë e një injorance të frikshme.
Rrjeti ynë i patronazhimit është ngritur kur kemi qenë në opozitë.
E kam krijuar unë para zgjedhjeve të vitit 2009.
Në këtë gjullurdi është futur dora e Ilir Metës, Saliut dhe partive përballë nesh.
Ne nuk i kemi ashtu pasqyrat e patronazhimit.
Nuk kemi në to kartën e identitetit. Ne kemi kode speciale të vendosura aty për arsye të sistemit tonë. Karta e identitetit e një shqiptari është bosh.
Nuk ka të dhëna. Nuk më rezulton që të ketë policë patronazhistë”, tha ai.