Fidel Ylli: Bastet sportive duhet të hapen nën kujdesin e shtetit, po lulëzojnë online

22 Prill 2021, 09:46Sport TEMA

Presidenti i ri i KOKSH-it, Fidel Ylli, thotë se ka ardhur koha që bastet sportive të happen.

Në studion e emisionit Skaner në MCNTV, Ylli shprehet se në këtë mënyrë sporti do e kishte të thjeshtë të financohej pa kërkuar para nga buxheti i shtetit.

Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se një tjetër arsye që duhet të hapen bastet janë se ato po lulëzojnë online.

‘Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpurdhat, por tani duhen riorganizuar. Pra do bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë.

Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen sepse sporti do merrte 20 milionë euro.

Qeveria po na dha lekët e basteve nuk duam asgjë pastaj. Nëse hapen janë para qyl. Gjithmonë nëse kontrollohen nëpërmjet xhiros.

Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të happen. Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen,’-u shpreh Fidel Ylli.

6 komente në “Fidel Ylli: Bastet sportive duhet të hapen nën kujdesin e shtetit, po lulëzojnë online”

  1. Alpazar says:

    Po e beri shteti vlla,e ben qe t`i dale nga kontrolli,jo qe ta kontrolloje. Kaq duhet ta kishe mesuar nga eksperienca jote e gjate tashme me shtetin. Se keni bere nje shtet vk . Shteti me vk ne Europe .

  2. Kalec Dega says:

    …e mo komunist shfatar skrapari…nuk ju ndryshon ADN-ja, JU MARKSISTE-LENINSTEVE

  3. hec says:

    Po si mor gomar qeken leke qyl.

    Sporti (pronaret e klubeve) ja merr basteve, bastet ja marrin njerezve me dobesi per bixhoz dhe mbajne nje cope vete. Nderkohe keta njerezit me dobesi per bixhozin ja marrin grave te tyre, bukes se kalamajve dhe shtepise se tyre.

    Pra efektivisht eshte kanalizim i lekeve te njerezve me dobesi/varesi per bixhozin drejt 1. pronareve te basteve dhe 2. pronareve te klubeve.

    Ca rrote bari.

  4. Atdheu says:

    Asnje Bast te mos aprovoje shteti.

  5. Bobi says:

    Mos e thoi kete para zgjedhjeve se njohe nena dhe gra te martuara qe svotonin asnjehere dhe tani jan te parat qe shkojne dhe ja japin voten rames. Se burrat dhe femijet me vesin e bixhozit jua kishin nxir jeten.

  6. demokrati says:

    Skraparlinjve nuk ju ndahet shpirti nga Leku, per kete e kishte fjalen Kryeministri qe eshte ne makinat shoqeruese te bashes.Nuk kishte Shqiperia zonja dhe zoterinj dinjitoz per perfaqesim olimpik mbeti tek ky doc mejhanesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje