Të tjera detaje mësohen nga ngjarja tronditëse e Elbasanit.
Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se fugonë me logo të PD ndalonin njerëzit rrugës dhe u bënin presion.
Janë pikërisht fugonët që duken në foton e siguruar nga Top Channel që bënin ndalimin e qytetarëve dhe ushtronin kontrolle dhe në makinat e rastësishme të qytetarëve në rrugë.
Sipas banorëve , personat që lëviznin me fugonët me logon e PD iu bënin presion qytetarëve.
Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë ku u vra Pjerin Xhuvani janë arrestuar deri më tani 11 persona dhe një është në kërkim, Klement Xhaferri.
Ndërsa mbi personin që qëlloi Arbër Paplekaj, ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”,
“Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;
Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.
U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”!/tch
banda kriminale te PeDes..e njejta histori gjithmone…shpellarve nuk duhet tju lesh arme ne dore
“Furgonet e PD ndalonin njerez ne rruge dhe u benin presion”?!?! Po shteti ku ishte…?! Pa fjale, thjesht mjere ai qe iku, se cdo gje tjeter nga çdo drejtim s’ka nevoje per koment.
Policia ha bar ne vend qe te nderhyj me dore te forte
Policia cfare ben?Forcat speciale duhet te nderhyjne, ti ndalojne keta bandite qe levizin te armatosur.