Ilir Meta akuzon ndërkombëtarët: Fajin për vrasjen në Elbasan e keni ju

22 Prill 2021, 11:27Politika TEMA

Ilir Meta ka akuzuar ndërkombëtarët në lidhje me situatën e tensionuar të ditëve të fundit përpara zgjedhjeve të së dielës.

Ai kërkoi nga ata të jenë parimore dhe të reagojnë në kohë, pasi po të kishin bërë këtë gjë do të ishin shmangur ngjarjet e rënda në Kavajë dhe Elbasan.

Sipas Metës, Rama është burimi i tensionit në Shqipëri dhe gjithçka nisi me prishjen e njëanshme të marrëveshjes së qershorit.

“Edi Rama është burimi i tensioneve në Shqipëri. Ka shkelur ligjin kushtetutën, ka blerë votat, ka kapur Drejtësinë dhe do ta bëjë Shqipërinë Shijak e Dibër.

Rama i kërkoi Damianit tërmet dhe në Vlorë për të treguar se nuk do t’ia dijë për Europë. Thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do kishin lejuar prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit situata do të ishte më e qetë.

Nëse do të kishin reaguar për ngjarjen në Kavajë, nuk do të ndodhte vrasja në Elbasan. Edi Rama do të përpiqet të shpëtojë me rrethanë lehtësuese. Do tregojë kartelën. Do të ketë ligj special për këdo që shkel ligjin”, u shpreh Meta.

5 komente në “Ilir Meta akuzon ndërkombëtarët: Fajin për vrasjen në Elbasan e keni ju”

  1. Tomas Willson says:

    Ku po shkojme keshtu….si pergatitje per nje vit ’97, te dyte po me duket……..

  2. Nderkombetaret duhet ti bejne Vaksinen e terbimit
    dhe bjere ne qetesi Kafsha e Lalzit president Muti qe ka nji vite qe po qelb Shqiperine !
    Nji Mutacion i ri u cfaq nga Haleja e Lalzit ne Shqiperi .
    Perse fshihet Kukumjacka Qime ?
    Ku eshte Drejtesia e premtuar nga Ambasdore Kobra ?
    E shndruan Shqiperine ne Republike Banana Prostitutat

  3. kasemi says:

    Ne fakt ata e kane fajin. Komisioni i venecias qe dha mendimin se iliri e ka shkelur ligjin, por jo shume. Si more eshte shkelur ligji dhe kushtetuta e thone e ka shlelur pak. Ky eshte faji i nderkombetareve dhe i km i cili nuk vazhdoj proceduren e shkarkimit por u zbyth. Ja rezultati, kush nuk denohet per krime ai do te kryeje krime gjithmone e me te renda.

  4. Zeqir says:

    ZGJIDHJA PER KETE VETEM VOTIMI PLEBISHITAR PER PARTINE SOCIALISTE NDRYSHE KETA DO BEJNE KERDINE DUKE VRARE E PRERE PA PUSHIM.

  5. Shkaku ı gjıtheketyre eshte se Edı Rama eshte KM dhe pasoja eshte Ilır meta qe nuk e don kete sı KM por don Monen dhe Lulın, Kjo sıtuate aktuale e terbon pa mase kete dhe e ka nxjerre plotesısht nga vete kontrollı Tanı as nuk dın se cfare bene dhe ku e con kjo gjendje psıcıke Mjekesıa qe eshte pa partı dhe humanıtare duhet te veprojne ta marrın ta ızolojne dhe ta kurojne, Se te gjıthe pasojat e gjendjes se tıj poı faturohen te pafajesheve,Nuk edı se cfare presın betımı ı Hıpokratıt a nuk ekzıston perkete person, Po per vıktımat qe jane pasoje e dırektıvave te tıj Sı Kavaja, Elbasanı Sot nuk e dı se kush e ka radhen, Organet kompetente sı drejtesıa polıcıa kurdo te futen ne veprım Spak u a ı dın detyrat e tıj Te veproje nuk ka kohe per prıtje,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje