Ilir Meta tmerron fëmijët në Vlorë: Do shpartallojmë thellë ekipin e bandave të “Astirit” e horrave të Rilindjes

22 Prill 2021, 10:06Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë.

Meta bën me dije se u ka premtuar atyre se pas 25 prillit rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave.

“Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”, shkruan Meta.

3 komente në “Ilir Meta tmerron fëmijët në Vlorë: Do shpartallojmë thellë ekipin e bandave të “Astirit” e horrave të Rilindjes”

  1. Kalec Dega says:

    Shume gabim dhe e papergjegjshme qe nje President i nje vendi indoktrinon femijet sikur te ishim ne Kine apo Ameriken e Biden-it.
    =
    Ndersa Shfatari i Cepanit helmon femijet , Piktori corapekuq deshtak ata pensioniste dhe komentues militante ne TemA.

  2. Fieri says:

    Kafsh nese do kishte mundesi do mundohej té sakrifikonte edhe ndonje ngá keta femijet vetem per arsye politik.. Votoni LSI JU KAFSHA.

  3. Komentuese says:

    Qesharak dhe i marrosur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje