Habit Ilir Meta: Kur të iki nga politika do shkruaj libra. Do bëj një fermë në Skrapar

22 Prill 2021, 09:04Politika TEMA

Pavarësisht përplasjeve të forta me kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta i njeh disa cilësi pozitive kreu të qeverisë. Meta tha se Rama është ambicioz dhe energjik që sipas tij janë pozitive.

“Edi Rama është ambicioz. Ka shumë energji dhe kjo është pozitive. Ka një problem të madh se është shumë i pabesë.

Në politikë s’ka asnjë parim dhe natyrisht që ka energji negative, nuk i ka pozitive. Mbi të gjitha është kaq egoist dhe nuk ka asnjë keqardhje për çdo gjë që shkakton,” u shpreh Meta.

I pyetur se çfarë do të bëjë kur të mos jetë më në politike, Meta renditi disa dëshira, ndërsa thekson se do të donte shumë të kthehej në Skrapar.

“Unë do shkruaj libra. Jam shumë i dhënë pas natyrës. Do kisha dëshirë të kisha një fermë. Në Surrel jo por me shumë dëshirë në një kohë të caktuar do të kthehesha në Skrapar.

Mund të kisha bërë shumë gjëra edhe po të isha marrë ne sipërmarrje do isha i suksesshëm. Mbi të gjitha do të doja të isha bërë pedagog”, tha Presidenti.

2 komente në “Habit Ilir Meta: Kur të iki nga politika do shkruaj libra. Do bëj një fermë në Skrapar”

  1. Shkodra Loce says:

    Ty o Like do ta bejme ni Ferme nè Spaç..!

  2. Taipi says:

    E KE LLAFIN KUR TE DALESH NGA BURGU PO MOS BEJE SHUME PLANE SE JE SHUME I RENUAR DHE MUNDE TE VDESESH BRENDA NGA PAMJA DUKESH NJE MOSHE ME SALEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje