Ngjarja e Elbasanit, Rudina Hajdari: E gjitha ndodhi për shkak të etjes për pushtet

22 Prill 2021, 09:26Politika TEMA

Kandidatja e Nismës Thurje për qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ishte e ftuar në Dita Jonë ku foli për ngjarjen e rëndë të një dite më parë në këtë qytet, ku u vra një person si dhe u plagosën 4 të tjerë, një prej të cilëve ishte efektive policie.

Sipas Rudina Hajdarit,  partitë e vjetra në Elbasan kanë lidhje me elementë të krimit të organizuar të cilët qarkullojnë para të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike.

Ajo shtoi se dy drejtuesit politikë të partive të mëdha duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe shprehu habinë për deklaratën e Gazmend Bardhit në lidhje me të ashtuquajturat “struktura të mbrojtjes së votës”.

“Përplasjet në Elbasan nisën që Ditën e Verës. Mbrëmë pamë ngjarjen që tronditi qytetin. Kjo ngjarje do të ketë pasoja. Partitë e vjetra politike janë të gjithë të lidhur me elementë të krimit të organizuar. Pushteti është i kapur nga këta elementë. Këta lëvizin të qetë në qytet, kanë ndikimin e tyre. Aty përpunohet droga dhe më pas eksportohet në vendet e BE. Ka tunele të veçanta ku punohet. Droga që përpunojnë krijon shumë para që qarkullon në terren. Ne duhet të shkëputemi nga ky model.

3 partitë kryesore nuk duhet të tregonin muskujt dhe gangsterët. Mendoj se zoti Balla dhe Bardhi duhet të kishin dhënë dorëheqjen dje. Kështu ndodh në një vend normal. Ata nuk e bënë këtë gjë sepse vetëm vetëmbrohen nga ky akt i shëmtuar. Nuk e dimë a do mbarojë me kaq. Kjo ngjarje ndodhi pasi ka një etje për pushtet që nuk është parë më përpara. Dhe këto viktima po shkaktohet pikërisht për shkak të kësaj gare politike”, tha Hajdari në Dita Jonë.

1 komente në “Ngjarja e Elbasanit, Rudina Hajdari: E gjitha ndodhi për shkak të etjes për pushtet”

  1. shqip says:

    Nuk është etje për pushtet. Është etje për gjak. Parti të tilla që kanë si teori islamin fashist , gjen në të gjithë lindjen e mesme. Ti s’kishe lindur atëherë. Por babi Zemi bridhte me pistoletë në brez. PD ka pasur gjithmonë grupe paramilitare. Kjo e djeshmja është vrasja e radhës për nga kronologjia . Ata sapo erdhën në pushtet , gjëja e parë që bënë ishte terrori. Çdo herë kanë vrarë. Dhe çdo herë viktimat janë të krahut kundërshtar. Edhe të t’ate e vranë se u doli kundra. Shqipëria nuk mund të ketë paqe. Shikoni vendet ku sundon islami fashist. Janë gjithnjë në konflikt të brendshëm. Fati ynë i keq që na ra ta ndajmë këtë truall me këta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje