Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar

22 Prill 2021, 11:54Politika TEMA

Kryreministri Edi Rama ka reaguar  për ngjarjen e mbrëmshme, kur disa militantë të PD kanë ndaluar shpërndarjen e iftarit te besimtarët myslimanë që agjërojnë, me pretendimin se këto ushqime po jepeshin në këmbim të votës.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!

Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! 

E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve“, shkruan Rama.

Kujtojmë se policia ka proceduar penalisht, Florenc Hoxhën, ish-kreun e Policisë Bashkiake në kohën kur Basha drejtonte bashkinë Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 36-vjeçari.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi Bledar Goga ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. (TemA)

3 komente në “Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar”

  1. Kalec Dega says:

    ham, ham, ham..si qeni President edhe ti, lol
    =
    mjere ai popull , thuaj…jeni nje, ortake dhe tradhetare, mbi te gjitha….
    =
    Inshallah, vaksina kineze i kthen ne buaj delet e shqiperise….

  2. Shteti pa mbrojtje ,
    KM i shqetesuar per iftaret e uritur lene pa Corben e Cmendurise !
    Fitore islam !
    Pordhe ne ajer te KM tone Vizionar

  3. pjeter says:

    Nuk na resulton ndonje mbledhje urgjente e te jashtezakoneshme e qevertise qe drejtoni zoti kryeminister.Nuk kane vend me vetem denoncimet,jeni ne krye te qeverrise,ajo qe ndodhi ne Elbasan eshte e rende edhe per ju,dikush duhet te mbaje pergjeghesi pse ndodhi.Eshte formuar nje grup i armatosur me elemente me pervoje ushtarake me funksione si polici paralele,dhe e kan pas deklaruar publikisht, dhe asnje veprim per ti parandaluar?Ky eshte deshtim i shtetit dhe i istitucioneve qe drejtoni zoti kryeminister.Ministri i brendeshem,drejtori i pergjitheshem,vartesit e tij,drejtuesit e sherbimit informativ kombetar,dikush duhet te pergjigjet pse ndodhi,pse nuk u parandalua.kjo eshte e para zoti kryeminister qe ju duhet te shqetesoheni.E dyta,urgjentisht,duhet te behet aktive SPAK,sepse e ka ne kompetence,krimin,organizimin e grupeve te armatosura te jashte ligjeshme.Keto gjera ne situata te tilla behen menjehere,per te treguar qe ka shtet ky vend,jo kur cahet daullja ngrihen te lozin valle!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje