Situata zgjedhore në vend: Prokurori i Përgjithshëm mesazh drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore

22 Prill 2021, 13:11Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në kuadër të procesit zgjedhor kanë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i është drejtuar sot përmes një mesazhi drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Mesazh i Prokurorit të Përgjithshëm

“Në kuadër të procesit zgjedhor nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm janë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Nga ana e drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit, duhet të tregohet profesionalizëm dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të tyre. Është thelbësore të vlerësohet me seriozitet dhe në kohë çdo kallëzim apo e dhënë për kryerjen e veprave penale që cënojnë procesin e zgjedhor, përmes hetimeve të shpejta dhe të plota, të bashkëpunohet ngushtësisht me të gjitha agjensitë ligjzbatuese si dhe të koordinohen veprimet hetimore me Prokurorinë e Posaçme kur do të rezultojë e nevojshme për shkak të kompetencës lëndore. Nga ana juaj pritet që të vini menjëherë përpara përgjegjësisë penale këdo që përmes veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme nga ato që parashikohen nga Kodi Penal do të tentojë apo do të vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet!

Nga ana e prokurorive të merren të gjitha masat që përveç sa më sipër, të sigurohet transparencë e plotë e veprimtarisë në përputhje me ligjin. Qytetarët shqiptarë presin prej jush të tregoni kurajo dhe vendosmëri, duke kryer detyrën në paanësi dhe pavarësi të plotë, ashtu si ua garanton ligji dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ju do të keni të gjithë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm në përmbushjen e funksioneve tuaja”.

Sot Prokurori i Përgjithshëm zhvilloi një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj. Yuri Kim me të cilën diskutuan rreth masave që ka marrë dhe do të marrë Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që do të cënojë procesin zgjedhor përmes veprave penale.

 

6 komente në “Situata zgjedhore në vend: Prokurori i Përgjithshëm mesazh drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore”

  1. xhoxhi says:

    Po çjanë këto mesazhe more prokuror i përgjithshëm.Die u vra një person në Elbasan,në Kavajë për pak u vranë me njëri tjetrin,në Vlorë armë.Presidenti i çmëndur po breth i pirë dhe bën thirje për luftë dhe ti mëson prokurorët që të arestojnë ndonjë kalama se prishi zgjedhjet.Po je burë arestoheni Metën…dhe mos u merni me qytetarët e thjeshtë sepse ata janë viktimë e partive…Po nuk doli një prokuror burrë more njerëz të gjithë frikacakë?A po shkel ligjin presidenti?Të gjithë thonë po.Pse nuk arestohet po lejohet të nxjerë nga goja vetëm thirje për luftë?Edhe më 25 prill të jesh i sigurtë që prokurorët nuk do bëjnë asgjë…

  2. zoga e vodices says:

    Zoti kryeprokuror po thirjet e cmendura te psikopatit te cepanit per armatosjen e popullit me cfurqe, sopata , lopata , hanxhar ,sqepare etj jane brenda dhe perputhen me ligjet e shtetit shqiptare .Prokuroria pse nuk vepron apo nuk jua mban bytha ti pergjigjeni ketij krimineli me pushtet?

  3. Zeqir says:

    NXIRNI USHTRINE TE RUAJ QENDRAT E VOTIMIT
    DHE OBJEKTET E RENDESISE SE VECANTE QE TE KETE ME SHUME POLICE NE TERREN

  4. pjeter says:

    Miremengjes zoti kryeprokuror.A fjete mire? A bere gjume te reatshem? Te paska zgju heret ambasadorja Kim me sa duket,ta paska prish gjumin dimeror.Ndonje hetim kur ata terrorristet u armatosen e u bene bashke, keni? Apo ska gje,gjera qe ndodhin,sjane te arsyeshme te te prishin rehatin keto ngjarje.Tani qe ndodhi,i fusim nje deklarate,qe nuk dote thote asgje,nje hetim,e ç’do gje harrohet, dhe mirupjekshim ne ngjarjen kriminale tjeter.

  5. Gjithe pseudoDrejtesia me ne krye kte Llalla 2
    ne sherbim te Krimit te Bandave te Lalzit salih berishes ilyer mutit dhe pedrastit basha

  6. Angjelini says:

    Gjadhe qenke oj coftine. Po ju (gjyqtare dhe prokurore) paski qeni turpi i shqiperise o te poshter. Nuk ju vret nje cike ndergjegjja qe paguhi me rroga marramendse nga nje popull i shtypur dhe i varfer dhe ju nuk keni vullnet te beni detyren? Pra vetem detyren: te nedshkoni keqbersit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje