Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dha fund grevës së urisë disa javore. Njoftimi erdhi pak ditë pasi 44-vjeçari u transferua në spitalin e një burgu, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
“Unë nuk tërheq kërkesën që të trajtohem nga mjeku im, ndërsa po humbas fuqinë në duar dhe këmbë”, shkruan Navalni në një postim në profilin e tij në Instagram.
Dalja nga greva e urisë do të jetë graduale, teksa ekspertët shëndetësorë theksuan se atij do t’i duhen 24 ditë që të rikuperohet plotësisht. Navalni falenderoi “njerëzit e mirë” në Rusi dhe në të gjithë botën për mbështetjen që i dhanë.
Ndërkohë, një video, për të cilën mediat shkruajnë se është lëshuar me miratim zyrtar, Navalny duket teksa kryen ushtrime fizike në ambientet e burgut. Megjithatë, është e paqartë se kur janë filmuar pamjet.
Ai është kritiku më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin e akuzon se urdhëroi sulmin me agjent nervor Novichok vitin e kaluar.
Ky sharlatan i anglozionisteve pak e ka kete burg. Ky duhet ta lere spektaklin,
te bej burgun si hajdut dhe mashtrues, dhe pastaj te vazhdoj te lepij sumen
e Perendimit.
Ky plehre do ndryshoj Rusine???
ky gomar dhe te tjere gomere si pune e ketij
jane njerez pa ndergjegje !!
Po si shume i forte fizikisht qenka,sepse pas nje greve te gjate urije, te arrije te beje ushtrime fizike,shume cudi po me duket. Aaaaa harrova edhe ne Shqiper jane bere greva urije duke ngrene e duke pire.
Ore po mos na beni dhe kaq budallenj ore te keqen xhaxhai tya ….o Mero … po ky klloun cirku (opozitari) mbas disa javeve “greve urie” paska fuqi te na beje gjimnastike dhe paralele …..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!???? Ore po jo deri ketu ore te keqen ..ky “dangellia” paska bere kavalishence dhe po harxhon energjite e teperta nga trajtimi i mire !!!!!!! Ja ç’do te thote te jesh me Ameriqen …rri pa ngrene disa jave dhe prap je tere “energji” per te luajtur cirk ne maje te hekurit dhe paraleleve , temen ore !!!