Fushata atipike e Benet Becit në Shkodër "pa t’shame e pa dasi"

23 Prill 2021, 20:51Politika TEMA

Gjatë kësaj fushate dëgjuam e pamë plot. Po sidomos pamë për të disatën herë sa agresive, sa e pamëshirshme është bëra fushata në Shqipëri dhe se si për fat të keq shndërrohet në një muaj ankthi, ku në vend që të dominojnë programet, mbizotërojnë të shamet.
Një agresivitet që u pa me replika, statuse apo deklarata para mikrodononëve.

Shkodra nuk është një qark i thjeshtë, as për PS kahmot, por as edhe për PD. Të dyja forcat e kanë lënë mjerueshëm në harresë kryeqendrën e veriut, Shkodrën, e cila edhe këtë herë do të vendosë drejtimin. Të paktën është një nga qarqet që fundos ose ngre njërën palë.

Ndërkaq menaxheri i suksesshëm Benet Beci që ishte një surprizë në listat e PS, bëri një fushatë qytetare, por sidomos njerëzore. Nuk veshi kostumin e politikanit, as të agresivit, nuk ndau Ne dhe Ata, por njerëzishëm shkoi derë më derë, lagje më lagje, fshat më fshat dhe takoi shkodranët me të cilët e lidhin rrënjet e familjes, por edhe rrënjët e punës së bërë më herët si një nga lobistët më të mëdhenj të shumë investimeve në Shkodër.

Në Shkodër këtë herë Beci kërkon një mandat, për t’u futur direkt aty ku merren vendimet, aty ku lobimi bëhet më i thjeshtë, në parlament dhe në qeveri pse jo.

Në këtë fushatë pamë e dëgjuam shumë, por koha është dhe duhet të punojë më shumë për figura që nuk polarizojnë e përçajnë.
Retorika e kandidatit të PS-së, Benet Beci, në Shkodër, në intervista dhe takime ishte Shkodra e historisë, artit, ekonomisë dhe e një jete më dinjitoze.

8 komente në “Fushata atipike e Benet Becit në Shkodër “pa t’shame e pa dasi””

  1. shkodret says:

    Asnje vote ketij grabitesi.

  2. gjergji says:

    Asnje vote per malcoret e fshataret perfaqesues te PD qe kan zaptu Shkodren,kan grabit vjedhur e vra e vazhdojne te vrasin ne Shkoder.Shkodres i duhet shkodrani vendali i familjeve te vjetra e te njohura shkodrane e Beneti asht perfaqesuesi tipik i qytetaris shkodrane i duhet Jozi e jo lloj,lloj katundaresh e malcoresh si B.Spahija apo Nard Ndoka komplet injorant,mashtrues e te paditun

    1. Cakarindo says:

      Edhe une po te kisha tenderu keto 12vjetet e fundit 450milion euro si puna e ktij,dere me der e dritare me dritare do kisha vajt.
      Kandidimi i ktij eshte nje nga lajthitjet e rradhes te Edi Rames.PS ska me lidhje me Ps.

    2. mik says:

      gjergji – Per cilet shkodrane vendali e ke fjalen more zoteri ?!!
      Simbas teje kush asht ma vendali, kolonet turq ne Shkoder ( qe i njohin te gjithe tashma ) apo ato malesore qe me pushtimin otoman lane Shkodren dhe i hypen maleve atje ku han pula gur, vetem e vetem mos me u perdhunu nga te paret e tu, kolonet otoman ?
      Ti gjergji, je injorant, asht mekat ( gjynah ) qe jeton ne Shkoder. Ti ke ngel dallkauk. Ti ala ke ngel me mendesine e koloneve otoman. Ti je mosmirenjohes. Ti nuk e ke emrin gjergj. Prandaj nuk mund ta shkruash me te madhe kete emer fisnik, Gjergj. Sepse ky emer te kujton ate qe shkerdheu te paret e tu, Gjergj Kastriotin.
      Shkodra gjithmone asht ushqy me popullsi nga rrethinat. Rrethinat jane ata qe i kan dhane vitalitet qytetit, megjithese ne shumten e rasteve jane diskriminu prej spurdhjakeve si puna jote. E tashti, ngrihet nji ish-otoman ‘ jabanxhi ‘ e don me klasifiku popullsine e Shkodres, me percaktu se kush duhet me ndej e kush duhet me ik nga ai qytet !!
      Populli i Shkodres, si musliman, si katolik, si ortodoks e si minoriteti me origjine otomane kane jetu ne harmoni deri tash.
      Mos i futni xixa perçarjeje ketij qyteti, qe per nga kultura dhe historia, pa diskutim mund te konsiderohet si qytet muzeum i Shqipnise.
      Pjese e ketij muzeu jeni edhe ju.

      1. Beni Shkodrani says:

        T’lumt goja se asnji fjalës’të bjen përtokë.

      2. Arbër says:

        Mik, je mik! E tregon dhe nick-u që ke zgjedhur, se mund të vije një emër çfarëdo.
        E tregon edhe përmbajtja REALISTE dhe paqësore e komentit.
        Shkodrës i duhen miq të tillë.
        Kurse, atij kolonit të vetëquajtur ”gjergj” rekomandoia librin e prof.Hamit Boriçit ”Shkodra dhe motet” , të gjejë rrënjët nga ka ardhur në Shkodër (nga Pakistani, Irani, Iraku, Egjipti, Anadolli, …).

    3. Ceni says:

      Shkodranet jane ne rregull. Cu duhen investimet, kane llogjet. Leni te luftojne me mullit e eres.

  3. Ano says:

    Veting per te gjithe drejtoret ne administrate nga viti 1996….sidomos tatime,dogane,klsh,shendetesi,arsim,ujesjellesa…..te gjithe drejtoret e pergjithshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje