“S’do marrim lekë ne këtu”, binjakët Veshaj hapin mitingun e fundit të Ramës: Ore Meta ç’e ka kapur me Vlorën

23 Prill 2021, 19:39Politika TEMA

Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë hapur sot takimin e fundit elektoral të organizuar nga Partia Socialiste në Vlorë.

Të dy folën me njëri-tjetrin në podium, duke pyetur nëse do të marrin para për fushatën, siç, sipas tyre, kanë marrë të famshmit e tjerë që janë bashkuar me PD-në dhe LSI-në.

Ata pyesin edhe presidentin Ilir meta se përse e ‘ka kapur’ me Vlorën.

Donald Veshaj: Romeo ti nuk je nga ata që shkon prezanton në fushata e…

Romeo Veshaj: Jo

Donald Veshaj: Nuk je nga këta që shkon tek fushatat e LSI-së dhe PD-së që marrin nga këta të famshmit në thonjëza dhe u japin lekë?

Romeo Veshaj: Jo, pra…domethënë t’i biem shkurt, s’do marrim lekë ne këtu?

Donald Veshaj: Jo, sepse ne këtu jemi për Vlorën, për ndryshimin e saj. Po presidenti s’e kuptoj ku e ka hallin.

Romeo Veshaj: Nuk e di çfarë ka me Vlorën, ndoshta kryeministri e ka bërë kaq të bukur saqë ai nuk i reziston dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje