Është një nga legjendat e futbollit britanik, padyshim më i njohuri nga Uellsi bashkë me Gareth Bale, dhe, po të shkojmë vite më parë, Ian Rush.
Por emri i Ryan Giggs pas karrierës së tij fantastike me Manchester United mund të ketë një vijim të hidhur.
Giggs u akuzua sot formalisht për sulmin ndaj dy grave, ku njëra ishte ish e fejuara e tij Kate Greville, sulm që sipas autoriteteve ka ndodhur nëntor dhe ka përfshirë edhe një mikeshë të saj. Greville ka akuzuar 47-vjeçarin edhe për presione të vazhdueshme nga viti 2017 deri në dhjetorin e vitit 2020.
Giggs ka dhënë dorëheqjen nga trajner i Uellsit sapo ka marrë njoftimin për fillimin e gjyqit, dhe nuk do ta drejtojë atë në kampionatin europian të këtij viti, i zëvendësuar nga Robert Page.
Giggs me ish të fejuarën Kate Greville
Giggs me ish të fejuarën Kate Greville
Giggs me ish të fejuarën Kate Greville
Giggs me ish të fejuarën Kate Greville
Giggs duke folur per Ilda Bejlerin