Vaksimi i të sëmurëve kronikë pa kriter moshe, mjekët: Vështirësi për t’i gjetur, s’kanë numra kontakti

24 Prill 2021, 17:58Sociale TEMA

Të sëmurët kronikë po vaksinohen kundër Covid-19 pa asnjë lloj kriteri moshor. Mjekët në poliklinika po i njoftojnë ata sipas rëndesës së sëmundjes apo llojit të saj.

Ajo çfarë është vënë re, është mungesa e numrave të kontaktit që po ju vështirëson mjekëve punën për t’i gjetur personat që kanë radhën për vaksinë.

“Po i njoftojmë të gjithë të sëmurët kronikë pa lidhje moshe, por në bazë të sëmundjes. Problem mbetet që ata nuk kanë lënë numra kontakti në dosje ose e kanë ndryshuar atë dhe nuk po arrijmë t’i kontaktojmë”, thotë mjekja Ursina Hajdini.

Për të sëmurët kronikë janë vënë në dispozicion dy vaksina.

“Po vaksinojmë me AstraZeneca dhe kinezen. Këtë e përcakton mjeku në varësi të sëmundjes. Ndërsa Pfizer po e përdorim tek personat e transplanteve, dializa”.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në vend deri më tani janë vaksinuar rreth 390 mijë persona, duke filluar nga mjekët, mësuesit, efektivët e policisë, punonjësit e medias, punonjësit e fasonerive, operatorët turistik, të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60 vjeç.

1 komente në “Vaksimi i të sëmurëve kronikë pa kriter moshe, mjekët: Vështirësi për t’i gjetur, s’kanë numra kontakti”

  1. edmond says:

    I keni numrat e celulareve tek lista e patronazheve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje