Je me LSI, PD apo me PS? I riu hero që ndaloi makinën te sheshi “Skënderbej” nxjerr blof Kryemadhin: Të lutem se s'jam për këtë punë këtu

25 Prill 2021, 13:13Politika TEMA

Një ngjarje rëndë u shënua mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Një makinë çau barrierat dhe hyri me shpejtësi në shesh.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa shoferi i automjetit Nertil Qazimi u neutralizua nga policia.

Policia në vendngjarje tha për mediet se, agresori dyshohet se ka qenë i dehur dhe i droguar, pasi në automjet iu gjetën edhe disa doza kanabis, ndërsa se para se të futej në shesh, ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Ndërkohë heroi i kësaj ngjarjeje, Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.

Në një intervistë për mediet ai tha se i riu me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.

“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra.

Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi.

Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.

Me qëllim marrjen e ndonjë vote, ende pa u pastruar tymi nga sheshi “Skënderbej”, ai u pyet live nga ekrani i televizorit nga kryetarja e LSI-së se me kë ishte, me PD, PS apo LSI.

I riu i tha se kjo është diçka private dhe se nuk ishte për atë çështje në intervistë.

23 komente në “Je me LSI, PD apo me PS? I riu hero që ndaloi makinën te sheshi “Skënderbej” nxjerr blof Kryemadhin: Të lutem se s’jam për këtë punë këtu”

  1. Dean says:

    Bravo Klodian! Respekt!

  2. Sovrani says:

    Bravooo ? ? ?!
    Akt kurajoz, qytetarie dhe trimërie.
    Për t’u marr shembull dhe nga forcat speciale…
    I bej thirrje Erjon Mavri-Mavisë ta shpallin qytetar nderi të TR.
    Ky është heroi i ditës !

  3. faro says:

    Klodiani na Çuditi me heroizmin dhe shkathtësinë e jashtëzakonshme. Do na mbetesh ndër mend përjetë KLODIAN!
    Shpetove shumë të tjerë me sakrificën tende extreme.

  4. Kuçioti says:

    Respekte heroit te dites ne sheshin Skenderbej,Klodiani
    Hallall gjiri nenes.

  5. Tony uk says:

    Bravoooooo Klodian je hero.

  6. dukat says:

    Shiko cfar gazetar idjot eshte ky qe e pyet heroin e dites se me ke parti eshte…. Kjo eshte medja kazan….

  7. Bato says:

    Respekt Klodianit. Por po me cudit pyetja e mones, ne fillim duhet te pyeste se me ke eshte, ate qe beri nje akt terrorist (meqenese i pershtatet me shume lsi) e jo ti bente ate pyetje idiote nje djali te mbare si Klodiani

    1. Guxim says:

      Te gjithe ata qe jane militante partish ne Shqiperi, per te 3 forcat terroriste PD, PS dhe LSI jane te tille si shoferi i makines.

      Pa asnje dallim.

      Edhe ti ben pjese tek ata .

      1. Bato says:

        Guxim, me rrufsh lesht ti dhe ata militant leshi si puna jote, se un kam 30 vjet ne emigrim, qe do te thote 30 vjet qe nuk votoj e aq me pak te militoj per nje byrek si ty

  8. I duruari. says:

    A duhet të punësohet në strukturën e forcave speciale ky 22 vjeçar? Natyrisht n.q.s. pranon!

  9. Roberto says:

    Une e pash aktin heroik te Klodjanit dhe e pergezoj se u tregua shume trim por me beri pershtypje reagimi i Presidentit te Republikes Agush Meta dhe se di pse me vajti mendja tek dekoratat qe ai i ka shume per zemer?? megjithse Klodjani e meriton nje te tille por jo nga ky zagar,horr President.

  10. Syri says:

    Ky shpëtimtari, regon se, jo vetëm është human, deri në shkallën e vetëmohimit por, edhe patriot dhe i ndershëm.
    Të tillë i duhen kombit tonë sot.
    Urime të përzemerta!
    Turp për histeriken e LSI-së që i bën pyetje të tilla.

  11. Ermal says:

    Ta BOFT ZOTI HALLALL MËR ÇUN. RRESPEKT BISHA. Ropt në [email protected] gazetares qe tha ska polic e nderkohe me pamje live polici ishte tu u shty per pak nga makina . TY KLOD DJALI RRESPEKT ENE I HER ?

  12. Ilirian says:

    Të lumtë Klodian je shembulli që duhet të ndjekim të gjithë …

  13. vespa says:

    Respekte!!! nje djale trim Hero.

  14. Ceni says:

    Hallall cuno! Vazhdo jeten, zoti te ndihmofte!

  15. ceni duma says:

    klodiani president direkt. ne vend te metes, ose kryeminister ne vend te rames ose kryetar i pd .hahahha bravo djal

  16. Qinani says:

    …o Edo !
    ..dil dhe emërtoje kte djalosh me nderimin “VOJOKUSHAS I DEMOKRACIS”.

  17. Qytetar says:

    Nderhyrja e Klodianit ishte vetemohuese, precize deri ne milimetra, ne kohe, proporcionale lidhur me masen me masen e dhunes, spektakolare sa edhe Holli udi do ta kish zili. Neutralizoi nje person jashte kontrollit, qe po rrezikonte jete njerezish. Jam krenare per ty djale! Shembull qe tregon se jemi komb i jashtezakonshem, shume te lidhur me njeri tjetrin dhe qe do mbijetojme te gezojme te gjithe bashke ne kete atdhe te mrrekullueshem, qe Zoti e ka falur! Meriton nje oferte te mire pune nga shteti!

  18. Femra shqiptare says:

    Një bravo e madhe! Kur shohim se ka edhe djem si Ty, që shpëtojnë jetë njerëzish, ndjehemi më mirë!
    Të lumtë xhan, gjithë të mirat paç në jetë, e qofsh i bekuar!

  19. Një says:

    Bravo! Me ndërhyrjen tënde kam përshtypjen se u evitua një incident i rëndë. Gjithashtu, qendrimi para monës shumë dinjitoz. Dhe një herë bravo o djalë!

  20. p.m.p. says:

    Bravo djali.
    Turpi më i madh për ata që e kanë pyetur se me cilën forcë politike je. Turp.

  21. Arber iliri says:

    Respekte Kodiak.
    Po kjo Monika idiotja pyetje ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje