Zgjedhjet/ “Votova me kartë të skaduar”, Minxhozi: Partitë kërkojnë të luajnë me lojën e shenjave jo atë të gjuhës

25 Prill 2021, 12:17Politika TEMA

I ftuar në studio, së bashku me gazetarin Sokol Balla, për të folur për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, ishte analisti Skënder Minxhozi.

Minxhozi tha se me fletën e re të votimit, ka një marsh më të lartë rreziku që të shpallen të pavlefshme.

Ai tha se ka votuar me kartë identiteti të sakduar dhe është lejuar lirisht nga komisionerët e QV ku ai voton. Ai tha ndër të tjera se situata deri më tani është e qetë.

“Në kushtet e një votimi që unë isha vetë dhe votova nuk e di si do të orientohen të gjitha shtresat e popullatës, sidomos të moshuarit. Ajo merimangë shifrash që fillon në krye të fletës dhe mbaron në fund është një provim aritmetik.

Jam shumë kurioz të shoh numrin e votave të pavlefshme që do të dalin nga procesi. Janë afro 30 mijë në një situatë normale, jam kurioz si do të dalë. Nëse një komisioner ka një fëmijë sëmurë, e bllokohet me 30 minuta votimi, këto janë logjistikë dhe politikë.

Nuk është ditë për detaje, sa për presidentin. Ai e ka zënë vendin në kolonën e OSBE për shkelje. Ai apelin e ka konstruktiv, të kryqëzojmë gishtat Meta është i paparashikueshëm, është i rreshtuar.

Kemi më shumë rezerva dhe presim deklarata pro opozitës nga Meta se sa nga kreu i opozitës. Votova me kartë të skaduar. Partitë sot luajnë në një teh brisku dhe kërkojnë të luajnë me lojën e shenjave se sa të gjuhës, e kuptueshme, ku e dimë që ka vende të zhvilluara si Amerika dhe kanë këto zhvillime.

Deri më tani tregohet që edhe elektorati edhe partitë, seti i ri i rregullave, gjithçka ka bërë që përtej bërrylave të fushatës, të paktën dita zgjedhore të gjithë tentojnë të jenë brenda rreshtit, se sa do të jenë të tillë”, tha Minxhozi

1 komente në “Zgjedhjet/ “Votova me kartë të skaduar”, Minxhozi: Partitë kërkojnë të luajnë me lojën e shenjave jo atë të gjuhës”

  1. Haka Tekizoti says:

    Po ç’thua mo zoti Minxhozi. A nuk është shtyrë vlefshmëria e kartave të ID? Sa për pensionistët mos sajoni kot gjëra të pa qena, madje as për ndonjë shtresë tjetër. Votimi është shumē i thjeshtë: shkohet te kutia e partisë së parapëlqyer, vë kryqin te ajo dhe, nëse ke vondosur për një kandidat të saj vë kryqin edhe te kutia me numërin që i përket atij. Kaq. Nëqoftë se e kini fjalën për të rrjedhurit, ata s’i ndihmon dot as doktorri e jo më një fletëvotimi më e thjeshtë. “Faleminderit për mirëkuptimin!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje