Kryemadhi thirrje qytetarëve: Drejtohuni qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që doni të realizoni nëpërmjet votës

25 Prill 2021, 07:48Politika TEMA

Pasi shprehu vullnetin e saj, Kryemadhi tha mesazhin se përmes votës së qytetarëve ta çojmë Shqipërinë më afër Europës.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.

Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.

Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në.”- tha Kryemadhi.

1 komente në “Kryemadhi thirrje qytetarëve: Drejtohuni qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që doni të realizoni nëpërmjet votës”

  1. Pensionist says:

    Edhe unë pensionisti “jam” me këta të lsi, për shkak se kjo parti i bën shërbimin më të mirë parasë, e njeh shumë mirë paranë dhe për paranë bën hatanë, por jam i shqetësuar për qetësinë, që nuk nuk e kanë…
    Qetësia “ka ikur” nga lsi, e ka marrë me vete të gjithë ish burri i kryetares dhe e ka futur ne preshidencë. Nuk e shikoni sa “i qetë”, “i dashur” dhe “i durueshëm” është ai!? Lumë si ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje