Presidenti Ilir Meta ka votuar që në mëngjes ku i ka bërë thirrje qytetarëve për të dalë masivisht në votime.
Ndryshe nga ditët e fundit, Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5.
Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.
“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.
“Erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme. Për sovranin në kushte sa më të mira, për të shprehur vullnetin e lirë. Çdo qytetar i shqipërisë, pavarësisht se nga çka përjetuar, duhet që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj nëpërmjet votës së lirë.
Barazim para ligjit na garanton vetëm barazia e votë, çdo qytetar i shqipërisë, të votojë i lirë për alternativën që beson dhe në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë. I ftoj të vapëtojnë alternativën që ato besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Votimi nuk është një e drejtë Kushtetuese, por akt patriotik. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër”, u shpreh Meta.
Do te dalesh si rruar qethur o i cmendur.
Me këto dy gishtat lartë, e sigurtë që do marrësh ose të 3-tin , ose të 8-tin ?!
O “dashnori” i madh i kushtetutës !
O zot, kush flet per ndershmeri, l;ike hajduti, bile edhe kriminelei i pa cipe, po fare pa cipe.
Votoj Likia qe te marre hak , me dyfek mbushur me kake
Dashte Zoti poshte e poshte partia jote o hajdut
Dy gishtat e Don Metes deshmojne se pas humbjes do te zevendesoje Bashen ne PD.I vetmi garant i hitlerucit tribal Berisha .Eshte edhe varianti i Topallit e cila kurre nuk ka kritikuar Berishen ,por vetem lolo Bashen i cili praktikisht edhe ne listat e reja te kandidateve nuk ka shumicen. Ok