Ministrja Xhaçka: Bëni zgjedhjen e duhur, votoni

25 Prill 2021, 12:21Politika TEMA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, njëherësh kandidate për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka votuar sot në orët e para të mëngjesit pranë qendrës së votimit në Selitë.

Xhaçka i bëri thirrje të rinjve t’i drejtohen kutive të votimit në emër të së ardhmes.

“Sot është dita e qetësisë e maturisë, e qytetarisë dhe e bashkëjetesës demokratike.

Pjesëmarrja në votim është kontributi më i madh që secili nga ne mund të japë për Shqipërinë “, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila pas votimit u nis drejt Kolonjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje