Partia Demokratike thotë se ka fituar zgjedhjet, duke iu referuar disa Exit Poll-eve të publikuara në mediat e saj.
Por Ilir Meta mendon ndryshe.
Sipas tij, Exit Poll-et dhe sondazhet janë të porositura dhe nuk janë të sakta.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Populli tregoi se është popull evropian.
Duhet të vazhdojë edhe procesi i administrimit në mënyrë evropiane. Sondazhet e publikuara nuk mund të ndikojnë në procesin e administrimit të votave, që është i garantuar dhe do të shkojë shumë mirë,” tha Meta.
“Çdo votë do numërohet dhe çdo gjë është e filmuar. Të gjitha sondazhet janë të porositura. Sondazhi i vërtetë është në kutitë e votimit. Nesër do argëtoheni me sondazhet që keni publikuar të gjithë ju,” vijoi Meta.
“Nuk ka forcë në botë që mund të ndryshojë edhe një votë të sovranit se do të bëhet hataja. Shqipëria i ka të hapura rrugët për të nisur negociatat me BE-në.
“Unë jam sot shumë i qetë sepse sovrani votoi shumë i qetë. Unë di që sot populli i Shqipërisë tregoi se është një popull shqiponjash dhe se është një popull shumë më i avancuar se lidershipi i tij politik,” theksoi ai.
“Rroftë populli i Shqipërisë, rroftë sovrani. Të fala nga Vlora,” tha Meta.
Lëri filmat dhe dorëzo gjënë e vjedhur.
Tipike Salih-iste.
Nxirrni makinat tani dhe borite e flamujte se fituat.
Siç ka bërë PeDe-ja keto 30 vjet me Salih.
Edhe keto nuk jane fjalët e LULit lor e shtyn Salih.
“Dil thuaj qe kemi fituar” pjese e strategjisë kaos.
Lpr edhe te mbajne te karrikuar te vetet.
Se ne fund dihet ai muhabet çfarë kane fituar.
Nga te 3-ja më të gjatin…
Ilir,ke ngrene kaq shume marmalate sa s’ke me kohe te mjaftueshme per ta nxjere jashte.
ky ‘tigri’ u be dele pernjehere sa mori paralajmerimin nga USA Burg per hajdutin e thesarit!