Pjesëmarrje e ulët e minoritetit grek në votime, Vangjel Tavo rrezikon seriozisht mandatin

25 Prill 2021, 21:58Politika TEMA

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri garon këto zgjedhje me Partinë Demokratike.

Vangjel Dule garon në Tiranë në një pozicion të sigurt në listën e PD-së.

Ai ka mbajtur një profil të ulët këto zgjedhje, duke e fokusuar kryesisht fushatën e tij në Tiranë, edhe pse elektorati minoritar në kryeqytet është kaotik, i shpërndarë dhe jo me ndonjë pjesëmarrje të madhe.

Ashtu si PD, edhe Vangjel Dule ka bërë disa herë thirrje për të shkuar në kutitë e votimit, por përkundër thirrjes së tij, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime e zonave të minoritetit grek në zgjedhje.

Në Finiq nga 7560 zgjedhës në qendrat e votimit kanë votuar 1060 rreth 14.02% e votuesve, Katër vjet më parë në Finiq kanë votuar 22.59% e zgjedhësve, ose 4303 votues.

Dropulli i poshtëm nga 1863 vetëm 362 kanë votuar. Dropulli i sipërme akoma më ulët nga 1179 kanë votuar vetëm 140.

Me pjesmarrjen e ulët në Dropull, Vangjel Tavo rrezikon seriozisht mandatin, i cili pritet t’i kalojë PS-së.

A e ka penalizuar pjesëmarrjen e ulët në votime të minoritetit grek edhe pamundësia e emigrantëve nga Greqia për të votuar, në bazë të vendimit të fundit të Komitetit Teknik?

Mund të jetë një nga arsyet, edhe pse vetë Vangjel Dule nuk e ankimoi vendimin e Komitetit Teknik në gjykatë, siç bëri Lëvizja Socialiste për Integrim dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në anën tjetër.

Por kjo ndodhi pikërisht se i rrezikuari ishte Tavo, ndërsa Vangjel Dule nuk u shqetësuar shumë, pasi del deputet me votat e PD-së.

7 komente në “Pjesëmarrje e ulët e minoritetit grek në votime, Vangjel Tavo rrezikon seriozisht mandatin”

  1. Fatossi says:

    Faleminderit Kosovarve trima ne krye me Albin Luanin qe i mposhten mbeturinat grreke

    1. Scutari says:

      Realiteti se jeni terrorista islamist e kriminela lufte, e verteton gjykatat e Hages qe ka ngritur akuza per kriminelat terrorist te UÇK!

    2. Fatose ,
      ti ha mut kote me Rrospine Kurti .
      Me pas ken kaq trima ,shkonin e i dilni zote Mitrovices .
      Shqiptaret nuk jane kosovare te mashtrohen nga zymset e idioteve si ty etj hajvane euforike !
      Grekut ju mbarun paret dhe ra perfaqsimi o na hongsg Trimin mes shalve .

    3. maqine para maqine mrapa says:

      Kur jugu ti bashkohet greqise atehere do beni shtetin tuaj islamik te shqiperise se madhe

  2. ÇiljeTa says:

    Minoriteti grek ne shqipri!! Thuaje ore troç gaveta 300€?

  3. Iliria e bashkuar says:

    O bo bo si do bejne 300 euroshit per te mbrojtur te drejtat e tyre.

  4. E Verteta says:

    Bravo! Partia e te Padrejtave te Njeriut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje