Pjesëmarrja në zgjedhje, Vangjeli: Shqiptarët po ndihen aksionerë të pushtetit, sot votojnë për të zgjedhur opozitën

25 Prill 2021, 14:42Politika TEMA

Analisti Lorenc Vangjeli tha sot se në këto zgjedhje është e dukshme që ka një dinamikë sa i përket pjesëmarrjes së votuesve.

“Duket se deri në mesditë kemi një pjesëmarrje diku te 30%. Qytetarët janë duke ushtruar pushtetin e tyre për të dëshmuar se cilët do të jenë qira-marrësit e shtetit për katër vitet e ardhshme. Sot janë rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë aksionerë të pushtetit” – tha Vangjeli.

I ftuar në ‘Klan News’, ai shtoi se 50-60% e shqiptarëve që ndodhen në territorin e Shqipërisë tashmë kanë vajtur në kutitë e votimit.

Vangjeli u shpreh se të pavendosurit mendohet se mund të jenë deri në 25%.

“Kjo i bie të jetë ¼ e votuesve shqiptarë, sa një parti e tretë. Ndodh ndonjëherë një mrekulli sado e vogël. Duket se sot çdo qytetar shqiptar e ndjen që është aksioner i pushtetit. Edhe pse duatrokasin një parti të caktuar, sot të gjithë ndihen njësoj” – tha ai.

I pyetur për krahasimin mes zgjedhjeve 2017 dhe 2021, Lorenc Vangjeli u shpreh:

“Në 2017 kemi harruar elementin bazë të një demokracie. Sot qytetarët janë në kutitë e votimit jo për të zgjedhur kush do t’i drejtojë, por për të zgjedhur opozitën e tyre.

Duke marrë parasysh djegien e mandatit, sot po votojnë për ta kthyer Shqipërinë në një normalitet. U dëshmua se vota është shumë herë më e fortë se molotovi.

Ajo çka ne pamë të ndodhë në sheshin Skënderbej ishte simbol i asaj që ndodhi së paku në dy vitet e fundit. Kur një pjesë e politikës shqiptare ndërhyri në themelet e sistemit me një shpërthim kamikaze duke u vetëvrarë, por edhe duke hedhur në erë themelin e sistemit.

Këto zgjedhje janë një shans për ta rikthyer Shqipërinë në normalitet dhe për t’i kthyer një nga pushtet e munguara, opozitën” –tha Vangjeli për ‘Klan News’.

2 komente në “Pjesëmarrja në zgjedhje, Vangjeli: Shqiptarët po ndihen aksionerë të pushtetit, sot votojnë për të zgjedhur opozitën”

  1. Shqiptaret votojne per Qeverrine (PS¹²)
    votojne per Shqiptaret dhe Shqiperine ??????????
    ——————————————————-
    JOOOOOO – [Kriminelet PD-LSI e Tradhetine ]

  2. Linda says:

    Aha ti qenke me PD- në. Harroje se do fitoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje