Celibashi: Është tentuar pengimi i procesit të numërimit nga përfaqësues politikë

26 Prill 2021, 19:53Politika TEMA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilijan Celibashi, në një deklaratë për mediat mbi procesin e numërimit të votave, u shpreh se ka pasur raste që për qëndrime subjektive nga përfaqësuesit e partive politike, procesi është penguar.

Celibashi theksoi se aktualisht numërimi është duke vijuar në të gjitha KZAZ-të në vend.

“Jemi të ndërgjegjshëm se puna është e vështirë dhe në tension. Kemi të dhëna se jo në pak raste problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive apo edhe i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo edhe të përfaqësuesve politikë.

KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes, situata ka ndryshuar, të paktën në ato KZAZ që ka pasur probleme. Aktualisht, nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë numërimi”, u shpreh Celibashi.

1 komente në “Celibashi: Është tentuar pengimi i procesit të numërimit nga përfaqësues politikë”

  1. Juve te PD ıstave kur nuk kenı bythe pse futenı ne zgjellje jenı bere turpı jo vetem ı vendıt tone por edhe me gjereNuk ka ndollur ne asnje vend ballkanık sjedhje te kesaj natyre probleme kalamajshe turp turp turp per lıder qe kenı dhe del ne ekran dhe mburret me luge bosh u ngopa me luge boshe Mos harronı tja fshını buzet ketıj tıplangaracı

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje