Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës,njeheresh ministre per Europen dhe Punet e Jashtme Olta Xhaçka shfaqet e lumtur me anë të një shënimi në rrjete sociale, pas rezultatit të fundit nga Kolonja.
PS mori mbi 53% të votave, një rezultat i thellë në krahasim me atë të opozitës.
Ministrja e Jashtme falenderon votuesit socialistë dhe tani shprehet se i mbetet PS të bëjë më shumë duke përmbyllur të gjitha projektet e lëna pezull.
Postimi i plote i Xhaçkës:
FALEMINDERIT KOLNJA!
Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi!
Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë sëbashku.
Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!
Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie!
SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË
Shume zhurme per hic gje!
Partia Socialiste ne Kolonje ka marre faktikisht mbi 500 vota me pak se ne 2017, sepse ata njerez nuk kane vajtur per te votuar,
kane refuzuar dhe nuk jane bindur nga prezenca, premtimet dhe lutjet 50 ditore te kandidates per zonen e tyre.
Ndersa kjo zonje, me bullizmin e saj endemik, i sfidon duke i neperkembur ata njerez ne dinjitetin e tyre si mosvotues,
duke ua “perplasur” ne fytytre triumfin e saj, “me te lartin” ne mbare vendin.
Ajo zhurmon si fluturake se: “Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. …… Partisë Socialiste 53.3% të votës …….”
Sa mandate prodhojne per Qarkun e Korces keto 3666 vota qe duhet degjuar kjo zhurme shurdhuese?
Ato gjithsesi jane rreth 13% me pak se sa votat qe ka arritur te marre Partia Socialiste ne zgjedhjet e fundit politike te vitit 2017.
Ruajna o Zot nga “dhjeputetja” pasardhese e Arta Dades, pas kaq kohesh ne kete zone!
Partia Socialiste tashme eshte si Elefanti qe nuk do t’ia dije per “mizat bulliste”, qe mjelin qyl renten si “te kaleruara” me hijet e mengjesit te gjyshit Servet Pellumbi e te dajes Arben Pellumbi, dhe bejne tollovah sikur eshte “kalorese”.
Fakti mbetet qe ne Kolonje, kjo zonje, si kandidate e Zones Elektorale, nuk ka arritur te binde te shkojne per te votuar mbi 500 njerez, rreth 13% me pak se ata qe e kane votuar Partine Socialiste ne vitin 2017.