PD: Numërimi do ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët, komisionerët të mos tjetërsojnë vullnetin e shqiptarëve

26 Prill 2021, 21:29Politika TEMA

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka thënë se numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.

Rushaj tha se sot u pa se si u rikuperuan dy deputetë për PD-në gjatë numërimit të vazhduar të votave.

Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan.

Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve.

Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim ato”-tha Rushaj.

4 komente në “PD: Numërimi do ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët, komisionerët të mos tjetërsojnë vullnetin e shqiptarëve”

  1. ABC says:

    Shiko rrushi rrushin i thonë kësaj.

  2. GAZETARJA says:

    Hahahahah, Shih rrushi , rrushin dhe mos u piq kurre !

  3. Klieni i perditshem ibyrektores says:

    Dil o bajge pk me koqe ne pantallona , dil epranoje humbjen , kane filluar te gjithe te pertypin te njejten karamele ……..do kemi supriza , do fitojme
    Ore jan ne terezi keta ???? Ata perlane 73 vota deri tani , ky kokbolja thot do kete permbysje , hidhini nje kove uje te zgjohet dallkauku ……po pse keta do drejtonin Kombin ??? Mos o zot , sa me fat jemi ,diku na shikon dhe ne Perendia …….po si sdoli njeri te kete cip ne surat ???? Te thote : kaqe kishim fuqine , humbem ….po nga te gjithe injejti karllek : do shikoni ne fund do fitojme …..po cdo fitoni o bufer , noc rokun ????

  4. Kreshnik says:

    Nuk e di nese Aida Shtino e ka ende emisioni se do keroja ta gjej Rrushin… ka humbur… apo po pergatit surprizen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje