Humbja sjell përplasjen e parë PD-LSI: Po humbasim një mandat në Gjirokastër për faj të Vangjel Tavos

26 Prill 2021, 20:16Politika TEMA

Kandidati i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, shpreson në një rezultat 2-2 në përfundim të procesit të numërimit.

Në një intervistë përmes telefonit me studion e lajmeve në MCN, Bejko tha se një rezultat i tillë do të ishte i sigurt nëse Vangjel Tavo do të pranonte kandidimin në listën e PD.

“Që në momentin që kam pasur kontakt me Bashën për mandatin, i kam rekomanduar zotit Basha që në vendin dy të PD të përfshihej zoti Tavo.

Nëse ai do të pranonte, do të siguronim mandatin e dytë.

Por Tavo nuk e pranoi këtë sepse ishte i sigurt që do merrte 8 mijë vota.

Ai nuk ka arritur ta lexojë qartë elektoratin.

Zoti Tavo bëri këtë zgjedhje dhe tani kjo peshon mbi koalicionin”, tha ai.

2 komente në “Humbja sjell përplasjen e parë PD-LSI: Po humbasim një mandat në Gjirokastër për faj të Vangjel Tavos”

  1. qytetar says:

    Ju humbet kur Mzati deklaroj …..
    Ne veasim perseri,,,,

  2. Eduart says:

    Duhet reformuar PD largimi i kastes qe shfrytezoi momentin e krijimit te sai, me njerez te dhunes e krimit nuk shkohet askund ,kjo menyre drejtimi sjell kte rezultat dhe populli i mencur nuk te fal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje