Veliaj optimist për fitoren: Në Tiranë do kemi më shumë së gjysmën e mandateve. Puna po shpërblehet

26 Prill 2021, 09:18Politika TEMA

Erion Veliaj shprehet optimist për fitoren, duke thënë se trendi tani është në favor të PS dhe bëri thirrje që të vijohet me një numërim të shpejtë të votave.

Zoti Veliaj, si i lexoni rezultatet e numërimit deri tani.

Mirëmëngjes, ka qenë një ditë e bukur për t’u zgjuar. Zgjimi të shijon më shumë ku i ke të gjithë cinikët dhe baltaxhinjtë përballë. Unë mendoj se puna shpërblehet dhe shumë njerëz e nënvlerësojnë popullin tonë dhe besojnë se votojnë për ata që i bien për shkurt. Ne i ramë çik përgjatë dhe u lodhëm siç më shumë. Por më rezulton se gjithë ajo punë që kemi bërë në Tiranë po shpërblehet. Më rezulton se në 4 nga 5 bashki jemi fitimtarë. Në Kamëz mund të kemi surpriza, kemi një barazim virtual. Do tentojmë të bëjmë maksimumin me numërimin dhe ftesa që do të bëj do jenë që mos ta lënë numërimin.

Nuk ju duket pak herët që të shpallni fitoren

U bë e disata zgjedhje që kur kalohet 20% e votave të numëruara, duket trendi

Dhe sa është trendi.

Besoj se në Tiranë do kemi më shumë së gjysmën e mandateve dhe kjo është një gjë e mirë.

1 komente në “Veliaj optimist për fitoren: Në Tiranë do kemi më shumë së gjysmën e mandateve. Puna po shpërblehet”

  1. Lalka Erjonka says:

    Jep dorëheqjen o 99-ç MJAFTist.
    Po fiton aq sa ke pas fituar.
    Nuk fitove 20 sa the.
    Dorëheqjen tani!
    Jo vetëm që s’ke punuar si duhet për të mis te thënë të kunderten.
    Kr sabotuar për t’ja futur Rames.
    Erion IK !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje