Tom Doshi dha dorëheqjen, flet Celibashi: Akoma herët, do ta shohim. Ja kur del rezultati final

26 Prill 2021, 08:42Politika TEMA

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i pyetur mbi dorëheqjen e Tom Doshit u shpreh se është akoma herët dhe nuk e kanë vlerësuar kërkesën, por shtoi se do të procedohet sipas parashikimeve të kodit.

“Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta vlerësuar këtë kërkesë, do trajtohet sipas kodit” tha ai.

E ndërsa kritikoi hapur komisionerët që largohen duke pezulluar numërimin me justifikimin e se janë të lodhur, Celibashi u shpreh i bindur duke i qëndruar deklaratës se rezultati do të dalë brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së kutive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje