I ftuar në studion e “Breaking” në Top News, analisti Ilir Yzeiri, u shpreh se ishte i bindur për fitoren e Edi Ramës në këto zgjedhje. Ai tregoi dy arsyet se pse ishte i sigurt që Rama do të merrte edhe këtë mandat të tretë.
“Unë kam qenë i bindur ose hy tek ata gazetarë që nuk e kam diskutuar asnjë moment, asnjë çast, që kur ka filluar të diskutohet ideja për mandatin e tretë të Edi Ramës.
Kam qenë i bindur që Rama do ta marrë këtë mandat për dy arsye:
E para njëherë dhe përballoi në mënyrë spektakolare, të shkëlqyer mandatin e dytë. E dy nga fatkeqësitë që i ranë vendit tonë siç ishin tërmeti dhe pandemia. Tregoi jo vetëm forcën e një administratori të përgatitur , po u bë një me ne. E përballoi sfidën në mënyrë të shkëlqyer.
E dyta, duke parë se çfarë oferte kishte përballë opinioni publik apo çfarë oferte kishin përballë shqiptarët, isha i sigurt që Rama do të fitonte me gjithë lodhjen dhe vështirësitë që të sjell mandati i dytë.
Isha i bindur edhe për një arsye tjetër, sepse opozitë për fat të keq donte t’ju propozonte shqiptarëve modelin e vjetër, kohën e vjetër, ato figura që ka 30 vjet që nuk i shqiten këtij vendi dhe sa herë që ato shfaqen i kujtohen jo punët që janë bërë në këtë vend, por krimet që janë bërë në këtë vend.
Lulzim Basha ka shumë dobësi, të meta. Nuk arriti që ta bashkonte opozitën, përkundrazi e reja e tij në këto zgjedhje ishte shpartallimi i PD-së, ku bri kundërshtarë Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.”- tha Yzeiri.
Pse fitoi Edi Rama!
1 Edi Rama punon 16-18 ore ne dite dhe njerzit punen e shohin dhe e vleresojne.Jam ai gomari i ngarkuar gjithe kohen – ishte nje nga mesazhet e tij ne fushate qe ai iu kujtonte njerzeve – te mos harrojne kur zgjedhin. Pastaj gomarin e punes e krahasonte me kundershtarin qe e zinte ne gjume ne zyre apo ne fushate.
2. Besojeni apo jo shume njerez votuan sepse nuk duan te shohin me as LSI dhe as Berishe ne politiken shqiptare sepse na kane bere kaq dem si vend sa nuk na e kane ber as pushtuesit.Edi Rama u kerkoi me votoni qe ti largojme ddhe njerzit degjuan.
PD do te fitoje kur seriozisht ti largohet Berishes bile te distancohet per krimet e tij. Perndryshe ne zgjedhjet tjera me Erion Veline apo ndonje lider tjeter pas Rames prape nuk ka per te fituar
Nuk e kuptoj, pse te gjithe ne kete vend merren me kukullat e rradhes qe ju servir bagla e Vicidolit dhe jo me kauzen e vertete te ketij rrenimi ne Pd, qe eshte vete bagla e Vicidolit?!
T’i hani te gjatin Albin Kurtit. ??
VETEVENDOSJE!