Beteja vetëm për një votë: Si qëndron e vërteta e mandatit të 9 të socialistëve në Elbasan?

27 Prill 2021, 09:00Politika TEMA

Në Qarkun e Elbasanit është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare.

Mëngjesin e sotëm u numëruan votat e fundit dhe sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, mandatet janë ndarë 8 për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike.

Por, socialistët aty të udhëhequr nga Taulant Balla pretendojnë se kanë fituar mandatin e 9 në Elbasan, çka do të thotë se Partia Demokratike zbret në 5 mandate.

Por si qëndron e vërteta? Rezultati varet vetëm nga 1 votë.

Socialistët thonë se kanë fituar mandatin e 9-të në Qarkun e Elbasanit për 1 votë, ndërsa PD pretendon të mbajë 6 mandatet vetëm prej 1 vote.

Për të ndarë përfundimisht rezultatin, do të duhet të pritet certifikimi zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

1 komente në “Beteja vetëm për një votë: Si qëndron e vërteta e mandatit të 9 të socialistëve në Elbasan?”

  1. Loku says:

    Ky eshte ai qe tall lulin per matematike

    Ja si eshte e verteta:

    Aktualisht sipas partive kemi
    PS:85690
    PD:57563

    Qe mandati i nente ti kaloje PS-se duhet qe votat e PS pjestuar per 9 te jete me i madh se votat e PD pjestuar per 6

    Pra:
    PS/9 > PD/6

    PD ka 57563 ku kane mbetur edhe 3 kuti pa u numeruar

    PS>9/6*PD
    PS>86344

    Aktualisht PS ka 85690

    Dmth PS i duhet te kete ne kete moment 863 vota me shume se PD

    Ku e gjeti kete nje vote ky kokcepshi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje