Numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit në të gjithë vendin. Në disa qarqe janë mbyllur numërimet, ndërsa në disa të tjera vijon ende për ato vota që kanë mbetur. Por si ndahen mandatet e partive në Parlamentin e ri?
Partia që kryeson në të gjithë Shqipërinë është PS që duket se ka siguruar 72 mandate, më pas renditet koalicioni i udhëhequr nga PD me 59 mandate, LSi me 6 mandate dhe PSD me 3 mandate.
Ndërkohë 9 partitë e tjera që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat deri në këto momente.
Qarku Berat: PS 5 mandate – PD 2 mandate
Qarku Dibër: PS 2 mandate – PD 3 mandate
Qarku Durrës: PS 7 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Elbasan: PS 8 mandate – PD 6 mandate
Qarku Fier: PS 9 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Gjirokastër: PS 3 mandate – PD 1 mandat
Qarku Korçë: PS 6 mandate – PD 5 mandate
Qarku Kukës: PS 1 mandat – PD 2 mandate
Qarku Lezhë: PS 3 mandate – PD 4 mandate
Qarku Shkodër: PS 3 mandate – PD 5 mandate – PSD 2 mandate – LSI 1 mandat
Qarku Tiranë: PS 18 mandate – PD 15 mandate – LSI 2 mandate – PSD 1 mandat
Qarku Vlorë: PS 8 mandate – PD 4 mandate
Partia Socialiste ka fituar 73 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate .
*Shënim: Në Elbasan socialistët pretendojnë se kanë fituar mandatin e 9-të për 1 votë.