DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri: SHBA-të presin që udhëheqësit e Tiranës të pranojnë vendimin e votuesve

26 Prill 2021, 23:25Politika TEMA

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.

“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.

“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike,” tha në komentet për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

1 komente në “DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri: SHBA-të presin që udhëheqësit e Tiranës të pranojnë vendimin e votuesve”

  1. Deshtim total i Boratit te PeDerave Antishqiptare .
    Nji stradegji e mrekullueshme e Qeverrise Shqiptare per te te zhdukur Bandat Esadiste ,
    Lsi kjo bande e ndyre iku per skrap mbas 4-vjeteve te tjera PS peergjysmon Banden e Shpellarit
    i cili do vdesi se shpejti .Poshte shkerdhatat Antishqiptare dhe shpellaret
    ———————
    PS eshte e do jet gjithmone Partia e Shqiptareve
    Marrsho Shiqperi – ????????????????????????
    bandat e shkerdhatave Antishqiptare nuk do vijne me kurr ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje