Ish-deputeti i PD: Gabimet e Bashës që sollën humbjen, taktika pas vitit 2017 dhe koalicioni me LSI

27 Prill 2021, 21:49Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, pranon se PD ka bërë gabime.

Në studion e ABC, Kruja thekson se PD ka neglizhuar të merret me veten e saj.

Kruja thekson se PD-së i ka kushtuar edhe taktika që ka ndjekur pas zgjedhjeve të vitit 2017 dhe koalicioni me LSI.

“PD ka bërë disa gabime dhe ka neglizhuar të merret me veten dhe kjo i ka kushtuar rritjen që duhet të kishte.

Ka pasur rritje, padiskutim dhe nuk prisja fare që PD të mos rritej në kuotat e veta.

Votuesi që ka lëvizur nga LSI duhet të themi që ka ardhur te PD, këto janë shifrat. Po ta komentojmë mekanikisht.

Por kjo qeveri nuk ka pasur fare vota kundër.

Nuk është kaq e thjeshtë që ta zbërthejmë. PD i kanë kushtuar edhe taktika që ndoqi pas 2017.

Hyrja direkte në koalicion me LSI, nuk ishte kaq natyral ky bashkëpunimi. Në atë fazë PD duhet të merrej me veten,” tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje