Vijon numërimi i votave në njësinë 5, socialistët kërkojnë mandatin e 19 në Tiranë

27 Prill 2021, 23:49Politika TEMA
Vijon numërimi i votave në njësinë 5, socialistët

Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave në njësinë nr.5 në Tiranë ku aktualisht Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, Partia Demokratike 15, LSI 2 dhe PS 1.

Edhe pse kanë mbetur shumë pak kuti në këtë njësi të konsideruar si bazë e PS, socialistët shpresojnë se mund të marrin një mandat tjetër, i cili sipas listës së kandidatëve i përket Pandeli Majkos, i renditur në vendin e 19.

Aktualisht në njësinë 5, Partia Socialiste ka një diferencë prej 6000 votash ndaj rivalëve demokratë. Procesi është ndjekur gjatë gjithë kohës dhe nga kandidati Pandeli Majko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje