Thaçi mesazh Ramës për fitoren: Muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot entuziasmin. Dielli i Shqipërisë e ngrohu zemrën time, mos harro të kujdesesh dhe për Kosovën

27 Prill 2021, 22:36Politika TEMA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga qelia e paraburgimit në Hagë, i ka uruar fitoren për mandatin e tretë, Kryeministrit Edi Rama.

Teksa e nis mesazhin e tij me; ‘Vëlla Edi’, shkruan se është i lumtur për fitoren e Ramës. Mes të tjerash Thaçi shkruan në letër se; “Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.”

Mesazhi i plote i Thaçit:

Vëlla Edi, Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde – entuziazëm ky që ndryshe vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut.

Por, si asnjëherë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vellau im. Për Shqipërinë kam mall, dashuri, nostalgji. Sot, dielli i Shqipërisë që aq shumë më mungon e ngrohu zemrën e Shqiptarit brenda meje.

Sot u fundosa i buzëqeshur në dallgët e kujtimeve të lavdishme të ditëve të luftës. U kujtova për ata që luftuan me mua, ata që ranë që lirinë ta sjellin mes nesh, dhe për krejt atë çka idealizuam aq shumë për Shqipërinë, sa u betuam të jepnim edhe jetën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare.

Ky ishte betimi im dhe i shokëve të mi si ushtar’ të UÇK-së, betim e luftë që sot më mban të qëndroj kokë-lartë e me ndergjegje qetësisht të pastër përballë të panjohurës.

Me gjithë ndërgjegjen e pastër e luftën e dinjitetshme për tu bashkuar me Shqipërinë, mu kujtua se vetëm atëherë kur Kosova u çlirua, ne e kuptuam se bashkimi ishte larg dhe i pamundshëm. Shqipëria e poezive, librave dhe amaneteve të vyera ishte dëshirë e ideal, po jo pasqyrë e realitetit të kohës.

Unë luftova për kët’ideal me Kosovën brenda Shqipërisë po kur mundësitë u kufizuan, unë luftova për Kosovën shtet – krenarinë e jetës time. Jam munduar shumë për Kosovën, por edhe kam gabuar – dikur me entuziazmin e idealistit, e më vonë me arrogancën e pushtetarit.

Ama, vëllau im Edi, kurrë s’kam gabuar mbi raportin të cilin kemi krijuar bashkë. Ti je vëlla’ i ditëve të vështira, e shok i ditëve të bukura. Je Kryeministri i Shqipërisë që idealizova, dhe vëllau Shqiptar për të cilin me entuziazëm luftova.

Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove dhe do punosh ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit – Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrin n’mend dit’ e natë.

Pra, vëllau im Edi, ty që po bën Shqipërinë të cilën e idealizova si i ri e u betova si ushtar, po te them i bindur se fitoren tënde e gëzojnë shqiptarët. Me ta, jam kaq i gëzuar edhe unë pa masë. Prandaj, me librat që më shoqërojnë në vetminë e këtyre ditëve ku koha refuzon të nxitoj, unë të përqafoj dhe uroj vëllazërisht nga larg për shkak të pamundësisë për të festuar bashkë.

Është e shëmtuar që nuk mund të jem aty, por përtej afshit revolucionar të kujtimeve të mija si ushtar dhe pragmatizmit prej politikani që m’godet herë-pas-here në formë kujtimesh, sot nuk të uroj si miku me të cilin ndave copa të rrugëtimit politik, por si vëllaut tim nga gjaku.

Me shpresën që do të mund takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë e Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë.

Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë.

Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi.

33 komente në “Thaçi mesazh Ramës për fitoren: Muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot entuziasmin. Dielli i Shqipërisë e ngrohu zemrën time, mos harro të kujdesesh dhe për Kosovën”

  1. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    RROFTË HASHIM ❤ THAÇI ❤ LUFTËTAR LRGJENDAR ???? SHPRESOJ që shumë shpejt HASHIM THAÇI ??ATDHETAR të marri PAFAJËSINË dhe të kthehet në FAMILJEN e tij të MREKULLUESHME !!! ??????????????????????

    1. Kalec Dega says:

      Shih sa fort e dun njoni tjetrin bejleri dhe agallari, lol

      Le te theras per bashkpunim jo vetem me Bashen po dhe Hagen , Edushi patriot i Detit Jon te Greqise….lol

  2. shkumbin says:

    Ashim Thaci eshte burre shteti, luftetar, i zgjuar, trim dhe njeri i shkelqyer qe Kosova e shiti…..
    Drejtesia vonon por do te dale, keta qe sot jane ne qeverine e Kosoves jane anti shqipetar te ndyre jane percares te kombit duke filluar qe nga Vjosa Osmani, Albin Kurti, Ramush Haradinaj etj.

  3. Timi says:

    Urojmë edhe ne që së shpejti të lirohesh nga padrejtësitë e kohës dhe të përforcojmë shqiptarët kudo që jetojnë. Urim nga zemra për kryeministrin Rama.

  4. JUSTICE ???????? says:

    RESPEKTE pafund për HASHIM THAÇIN ! PA HASHIM THAÇIN NUK do kishte RAMBUJE ! PA HASHIM THAÇIN ATDHETAR , NUK do kishte KOSOVË të PAVARUR dhe SOVRANE ! ⚖⚖⚖??????⚖⚖⚖???⚖⚖⚖??

  5. Aleksander Thana says:

    Nje urim I ndjere !

  6. Jeta says:

    Ky kujdeset vetëm per canabisin qe ta shesë ne Holandë aty ku je edhe ti. Ju dy nuk e keni mendjen te populli por vetëm në hajni. Ti thaq rri aty se mirë je se canabisin e shet rama.

    1. Demaj says:

      Jeta ,ti ke nje emer te bukur shqiptare, por me keqardhje ta theme ,se ti baben e ke shka te serbise,beje analizat!

    2. Ilir says:

      Pse more…. More pis, more berllog! Rrofte Hashim, Rrofte Edi Rama, rrofte Shqiperia e rrofte Kosova! Poshte hajvanet, magarét si ky… “Jeta” qe ne fakt eshte vdekje.

    3. KURSE TI JETA…RRI E HA MUT NEPER SOCIALE …

    4. Meti says:

      Ti je vollcaosmoni,o jete ,qika e shpiunit

  7. Turku ramush haradinaj says:

    Respekte per Hashim Thacin….dhe te tjeret atje ne Hage…O Hashim trimi felliqesirat kundershtaret e tu kosovare bene spiunin dhe te derguan ne Hage…funderrinat si Ramush haradinaj koketrash analfabet e albin kokeshtypuri jane kundershtaret dhe armiqte e tu…Por mos u merzit i nderuar se shume shpejt do jeni te lire…nga kjo pabesi qe ua bene juve . Duroni dhe pak….

  8. RKS says:

    Kujdesu e vidh ne Kosove nese mundesh edhe per mua Edi
    E more hashim pisi,po shume te zeza ja bane Kosoves,e vodhe e shktarrove e sa shqiptare i zhduke
    Drit’ mos pafsh more coban,kriminel

    1. prishtinasi says:

      pse gënjen ore i pacipë? Hashim Thaçi është yll

    2. kosovaret te pabese.!! says:

      [email protected] shume i hidheruar qenke me Hashim Thaçin more pis spijun kosovar.! Ju te pabese te qeverise fallco te albin kurtit e ramush anadollakut ne kosove e derguat ne Hage trimat ..Por ti i pabese RKS kosove do e shohesh shume shpejt se kush eshte HASHIM THAÇI

    3. Republika e Kosovës says:

      RKS, orë bagel orë njëri i prishur SIKUR MOS TË ISHTE THAÇI ,ti nuk do ta shkruashe RKS por RS. Majmun i biri i majmunit.

      1. RKS says:

        E bani RKS hashimi prej Rognerit a? E more pis e more majmun.
        Mos t ishte USA me aleatet e viktimat shqiptare ty te ish maru qefi me qene RS se jeni udbasha.
        U pa cka i bat Kosoves 20 vjet more kriminela e shkaterruat me temel more pisa.

        1. Republika e Kosovës says:

          Ore ,, RKS” bir k. sa vjeç je , apo pyet mamaan si ishte Kosova para dhe pas luftës, ore gjak prishur. Unë nuk e kam Thaçin as mik as shok, por e kam takuar disa herë gjatë luftës ne zona kur nuk dinim a do jemi gjallë edhe një orë. Mos dëgjo propagandë serbo-vv ,por pyet ata që kanë qen dëshmitarë te asaj kohe.
          NATO dhe Amerika janë vendimtarë ne çlirimin e Kosovës, por pa UÇK-n dhe largpamësin e Thaçit sot nuk do ishte pavarësia e Kosovës, NATO DHE AMERIKË KISHTE EDHE ME HERË, por Milloradi ta punojke maamaan dhe si rezultat je TI tani.
          Kosova mund të ishe me mirë, por ndryshimi është shumë i madh për te mirë, por do jetë shumë me keq me klyshat e shkjaaut si ti.
          Apo ta ka vjedhur Thaçi maaman.

          1. RKS says:

            Nuk mundesh pa e pertmend miloradin se aty e ke zemren more udbash
            Shpirti ty ta don shkaun
            E kam pyt Milaim Zeken qe ka qene deshmitar i gjalle
            Ai tha se as shkijet e shumadise nuk kishin dite ma keq e me ja sh… jo veq nanen por edhe baben Kosoves ashtu siq ja keni ba ju.
            A t ka marre malli per Milloradin,pjelle e tij je se veq aty t shkon mendja

  9. Tropojan, Tiranas, Shkodran, Vlonjat, Korçar, Elbasanas, Durrsak, Sarandjot, Gjakovar, Prizerenas, Prishtinas, Pejan etj etj = SHQIPTAR says:

    Burgu, merzia dhe nostalgjia të qoftë e lehtë komandant Hashim Thaçi. Lufta dhe veshtirsitë e juaja përkrah mijra bijve dhe bijave Shqiptare të Kosovës dhe Shqiperisë në luften për çlirimin e tokës së shenjt Shqiptare të Kosovës, ju kanë ngritur në piedestalin e heroit të popullit ty dhe luftëtarët e tjerë. Vuajtja që ndjen ti komandant Thaçi nga padrejtesia e prezences tënde fizike në burgun politik të Hagës, është vuajtje shumë shumë e vogël në krahasim me vuajtjet e juaja gjatë luftës kunder pushtuesit fashist Serb, dhe gjithashtu kjo vuajtje është shumë shumë e vogël në krahasim me lumturinë e pafund që ke ndjerë dhe e ndien edhe sot si Shqiptar që familja dhe populli Shqiptar i Kosovës flen, çohet në mengjes dhe jeton i Lirë në shtetin dhe token e vet të çliruar nga fashistët Serbë. Jam i bindur që ti e konsideron situaten tënde sot si të gjith Shqiptarët një pa-drejtesi flagrante kunder teje dhe Kosovës, por kjo gjendje vuajtje e jotja, gjithashtu nuk ka asnjë peshë në krahasim më atë që ti bashkë me popullin Shqiptar të Kosovës keni fituar “Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë Serb”. Rroftë UÇK-ja heroike, rroftë Kosova martire dhe Shqiperia, i nderuar qofsh në zemrat e Shqiptarve komandant Hashim Thaçi. ps- agjenti i UDB-së Serbe Sali Berisha nuk perfaqson asnjeri në Shqiperi, përveç një haremi shkerdhatash që sillen rreth tij për një copë byreku me lakra.

  10. Sara says:

    duhet t’i those qe “kur kujdesesh per shqiptaret, je kujdesur edhe per Kosoven” o Hashim

  11. Sparti says:

    Pershendetje Hashim,.
    Para disa ditesh me preku shume letra e Rames ku te uronte ditelindjen.
    Ndersa sot thellesia dhe bukuria e fjaleve te letres tende mu futen ne gjak. Fjale te nje shpirti fisnik. Ndihem shume i perfshire ne leterkembimin tuaj.
    Te uroj ty dhe shokeve te luftes qe te dilni sa me shpejt te paster nga ky moçal ku ju kane futur armiqte e shqiptarise!
    Kosove dhe Shqiperi jemi 1

  12. Millosh Gjergji says:

    Juve të dy që ju futi franca në kurthin e shërbimit të sajë sekret, duke ju premtuar pushtet të pafund në interes të tradhëtisë kombëtare, fundin e keni sikur të Esat Pashës. Hashoja i premtoi francezëve veriun e kosovës në këmbim pushtetit, kurse Edi të drejta të pafund minoritetit grek dhe faljen e 12 miljeve grekut, marrveshje që më parë e nënshkroi renegati Lul Basha. Hashoja do kthehet n’kosovë prap me ndihmën e francezëve për të ndezur luftën qytetare dhe si përfundim të ndarjes së veriut. Këto gjëra këta o i përfundojn, o duhet zhdukur.

    1. “Bashkimi kombetar” says:

      Millosh Gjetgji apo… Mellosh e Vici. ?!!!

    2. FAKTI says:

      Sa te pa shpirt jeni o Millosh qe nuk e perfaqeson dot Milloshin e vertete. Kuptohet qe kjo Toke mban mbi vete dhe gjarperinj, por ju jeni gjallesa qe flisni, prandaj ne qoftese e mallkoni Token qe mban njerez dhe shqiptare, te pakten fshihni koken si struci dhe i leni rehat njerezit. Kermat e Tokes shqiptare me Sali Berishe Karaxhiçin dhe Albinin qe ne burgjet e Beogradit, kur shqiptaret e tjere kosovare torturoheshin nga policia serbe, ai jepte intervista ne tv dhe radio beogradase. Ju jeni “plejada” qe jeni trasheguar per te nxire jeten shqiptareve dhe trimave sepse keni punuar dhe punoni tere kohen kunder tyre; kjo ka qene dhe eshte lufta me e madhe, jo me armiqte e kombit por me tradhetaret; ju bastardet e ketij kombi qe i jeni ngjitur si morr bythe dhe s’po i shqiteni. Heronjte s’kane nevoje per lavdi se ata e kane mbi koken dhe shpatullat e tyre, ju krimbat e kermave do beni punen tuaj. Harram oksigjenin mbi qiellin e shqiptareve! Lavdi udheheqesve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe shqiptareve qe punojne e luftojne per kombin shqiptar!

    3. Luli says:

      Millosh qe nga emri le te kuptosh…nga anet e mia millosh i themi gerrnetes poshte ne mes te kembve.

  13. Jimi says:

    Lavdi UCK-s ! Hashim! Nepermjet letres tene lexusi zbulon se, nen uniformen ushtarake te luftetarit te lirise per Kosoven ndodhet nje shpirt i lire, i bute, e romantik! Nje shpirt qe nepermjet fjales drejtuar vllaut te tij te ngazellen me deshiren dhe besimin e patundur per te perballuar me sukses cdo sfide te jetes. Kurajo vella Hashim, ti je nga ata burra qe nuk tu tremb syri para bajonetave serbe dhe ja dole. Tani vertete perballe nuk ke bajonat e celikta serbe, por ke “bajonetat” e gjuhes serbe, te cilat nuk jane me pake vdekjeprurese, zgjatimet e te cilave shkojne deri ne Hage. Po ti mos u tute he burre, ti ashtu sic perballove luften me serbin, ashtu ke per ta perballuar edhe kete lufte me zgjatimet serbe te Hages. Mirupafshim se shpejti ne Shqiperine dhe Kosoven tone te dashur.

  14. Molla e dijes says:

    Ja dhe dy frocio-t, Rama dhe Thaçi, që donin të ndanin kufijtë e Kosovës. Dy hajdutë dhe gënjeshtarë.

  15. LILOLABJA says:

    Ne komentin tuaj RKS shoh nje njeri zemer nxire meskine ,te ulet te pa shkolluar varferi shpirteroreper ta thene me ship nje kafshe .Besoj di ta perceptosh me kollaj karakterin tuaj. Zoti RKS ka ardhur koha te jemi te bashkuar se historia na ka treguar se te bashkuar kemi bere çudira duke filluar nga Gjergj Kastrioti e per te mbritur deri tek EDI RAMA.Shqipeterat duan bashkim dhe zoti i tyre i vetem ngelet Shqiperia dhe jo partia.
    Dy personalitetet qe Ju hidhni balte ,jane dy djem shqiptar qe e duan Shqiperine njelloj si ty ,por me nje ndryshim ,ti duke komentuar,HASHIM THAÇI duke luftuar me arme ne doreper çeshtjen e madhe Kombetare. EDI RAMA po ashtu nje biri i Shqipes
    qe ka vene gjithe qenien e tij ne sherbimine e te berit realitet amanetin e te pareve tane , per ta bere Shqiperine Zonje .Qe Shqiperine ta bejme zonje ,ne nuk mund te vazhdojme te poshterojme njeri tjetrin me shume seç na poshterojne te tjeret. Nuk e kemi kete luks,tani eshte rradha jone qe secili nga ne te japi nga vetja ate me te miren qe ka ne çdo pozicion ku ndodhemi,te ndryshojme mentalitetin ne funksion te endres se te pareve tane. Duhet ta bejme edhe pse eshte e veshtire ,por jo e pamundur.
    Me ndje per rreshtat e pare ,por pranoje te lutem me mire nga motra jote e gjakut se nga te tjeret .
    Te luftosh per liri dhe te punosh per vendin tend jane dy vlera dhe e kam shume te veshtire te mos mbaj qendrim kur dikush i shkel dhe i perbuz keto vlera.
    HASHIM THAÇI dhe EDI RAMA jane vlera per Shqiperine dhe nuk do lejojme asnje birkurve qe te na i shkele keto vlera .

  16. Une biri yt-Kosove says:

    Ouuu…kaq u merzita sa qe loti lotin nuk e pret.Hashim Thaci eshte analfabet ,e kushedi te kete shkruar kete tekst patetik qe i ngjane filmave indian te Bollywoodit.
    Demek,Edi Rama kujdesu per Kosoven! Hahaahaaaa…lere pashe zotin ?

  17. Luli says:

    Millosh qe nga emri le te kuptosh…nga anet e mia millosh i themi gerrnetes poshte ne mes te kembve.

  18. Vlora says:

    Respekte për shqiptarin e madh Hashim Thaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje