Fatos Tarifa: Basha është në një pozitë vështirë, duhet të di si të justifikohet

27 Prill 2021, 21:57Politika TEMA

Profesor Fatos Tarifa, thotë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit e ka vënë në pozitë të vështitë liderin e opozitës Lulzim Basha. I ftuar në emisionin Përballë, Tarifa tha:

“Lideri i opozitës është në pozitë shumë të vështirë. Do të duhet të zgjedh fjalët qe thotë në publik, të gjejë një argument një justifikim për humbjen e rëndë kur njerëz brenda partisë së tij e quajtën përgjegjës. Nuk di se si mund të vidheshin votat kur identifikimin biometrik i njerëzve ishte i tillë, i saktë.

Pretendimi për vjedhje zgjedhjesh duhet parë në një kuptim tjetër sot. Vjedhjet para se të zhvillohen zgjedhjet nuk janë të mundura si më parë. Nëse është një alibi për të justifikuar një humbje kaq të thellë, kjo pastaj nuk mendoj se do marrë shumë seriozisht.” – tha Tarifa në Përballë.

Edhe politologu Ilir Kalemaj thotë se alibia për vjedhje industriale të votave nuk qëndron.

“Unë mendoj që ai po mundohet të fitojë kohë. Është e pamundur që të mohohet legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve. Madje dhe presidenti sot foli suedisht. Zgjedhjet u kryen në kushte normale dhe tha që do dekretonte. Në këto momente të gjitha alibitë për vjedhje industriale votash mendoj se nuk rezultojnë të vërteta, nuk kanë baza.”- tha Kalemaj në Përballë.

1 komente në “Fatos Tarifa: Basha është në një pozitë vështirë, duhet të di si të justifikohet”

  1. Jimi says:

    Interesant me te gjithe ju qe i adresoheni Lulit! Po c’faj ka Luli i ngrate ? Saliu i tha Luli do te bej “Lider” ! Mire tha ai. Saliu i tha tani ne fushate nuk duhet te fleshe aq sa ke fjetur, por duhet edhe te levizesh me makine apo me kembe qofte. Mire i tha ai. Saliu i tha, qe kudo qe te shkosh, shko tako miletin, ne rruge apo ne shtepi qofte, premtou cfare te mundesh, se nuk ka njeri qe ti mbaje shenim te gjitha ato qe ti do premtosh Mire i tha ai. Saliu i tha. Luli ne cdo qytet fshat, lagje, apo kotec, mundohu qe te besh edhe ndonje si bicim mitingu, ku njerezit te kene mundesi te te shohin e te njohin, por qe fjala dhe prezenca jote te kene efekt, mundohu qe te dalesh mbi te tjeret. Hip ne ndonje karrige, tavoline apo sipas rastit edhe ne ndonje mezhde, apo qerre dhe qe prej andej mundohu qe edhe herepashere edhe ta trashesh zerin. Lesho vetetima, e bubullima, se vetem keshtu i tmerron njerezit dhe ata do te duan me shume! Mire i thoshte luli. Tani qe Luli i beri te gjitha keto qe i tha Saliu, c’faj ka Luli dhe pse duhet shkarkuar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje