Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në “Opinion”, Frangaj tha se kryedemokrati Lulzim Basha pësoi një humbje të thellë pikërisht sepse bashkëpunoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetarja e së cilës Monika Kryemadhi, ishte shënjestruar si ‘kova me m*t’ nga kryeministri Edi Rama.
Frangaj tha se si pasojë e këtyre fjalëve të thëna nga Rama jo vetëm për Kryemadhin, por edhe për Presidentin Ilir Meta, edhe ai qytetari që ka dashur t’ia japë Bashës votën, është stepur dhe nu kia ka dhënë nga frika se ajo votë do të shkonte tek ‘kova me m*t’.
“Personi më negativ që rezultoi i bërë nga kryeministri Edi Rama dhe i shënjuar prej tij ishte Ilir Meta…dhe vetë Monika Kryemadhi.
Rama u tha se ajo vota që do të jepni për Bashën, është edhe për këtë kovën me m*t. Kështu ua ka thënë.
Dhe ai personi, unë njoh shumë raste, ti Fevzi e di shumë mirë, bashkë jemi miq rrimë çdo ditë….edhe nëse do t’ia jepte votën Bashës nuk ia jep, sepse thotë jo, se kjo vota shkon dhe për atë kovën me m*t. Kështu është,”- tha Frangaj.
Aleksandër Frangaj: Lulzim Basha ishte koalicion partner me Ilir Metën, në këto zgjedhje, nuk kishte as një shans me marrë vota. Pse? Strategjia që ndoqi Rama ka ardhur si rezultat i leximit të sondazheve, të gjitha sondazheve, të tijat kryesisht, ku njeriu më negativ ndër politikanët shqiptarë, me negativitetin më të madh ishte Ilir Meta, me 80 përqind negativ. Jemi dëshmitarë?
Baton Haxhiu: Po, e di.
Aleksandër Frangaj: Nga ana tjetër, Lulzim Basha nuk dilte negativ, nuk ka pasur negativitet.
Blendi Fevziu: Jo, negativitetin e ka pasur më të ulët se të tjerë.
Aleksandër Frangaj: Pra Lulzim Basha si individ kishte një pëlqyeshmëri, por jo negativitet të skajshëm si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Dhe gjithë strategjia e Edi Ramës, duke parë që kishte një kovë me, s’po ia them emrin, po nga ana tjetër kishte Lulzim Bashën një djalë të mirë, i pëlqyer, jo i urryer, u përpoq dhe i bëri bashkë, vota për Lulin tha është votë për këtë kovën me m*t. Dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve, normalë, jo partizanë, nuk guxuan ta votojnë Lul Bashën, sepse thanë vota për Lulin, që unë do ia jepja po të mos ishte me Monikën… Unë e kam bindje që LSI ka qenë goditje shumë më e madhe për mosfitoren. Nuk po e quaj për humbjen, por dua ti vej një emër: mos fitoren e Lulit.
Blendi Fevziu: Dhe ti e quan argument kryesor këtë?
Aleksandër Frangaj: Një nga. Unë di shumë njerëz dhe ti je dëshmitarë se ne jemi miq dhe rrime përditë bashkë, shumë njerëz, jo partizanë, na kanë thënë që do ta votoja Lulin, do të votoja Fred Rushajn, Jorida Tabakun, pra disa personazhe me pozitivitet si natyrë, si politikanë, por nuk e votoj sepse vota shkon tek Monika.
Sa i mencur ke katnari Lezhes o Zot!!!
kjo eshte media jone
Ha ha ha sa kam qeshe kove me m..t
Gjetje e duhur
Respekt Frangaj
Lajmi i fundit: Sandri kandidati me i ri per kryekar te PD me zv kryetar Gaz Bardhin.
Po nga ajo liva me mut ky muti i Lezhes eshte ngopur sa ka dashur kur ishte Meta kryeminuster apo LSI ne koalcione me PD dhe PS! Ska faj plera se eshte bere milirder nga buthlepirja qe e kopjoj edhe gelbaza!
Gjeja me ndyre eshte qe perpiqen qe shkakun ta gjejne te LSI. Nese LSI eshte nje kove me m..t, PD eshte gropa ku derdhen kovat e mutit dhe ku ti Sander je nga ata qe mbajne me shume ere. Po per cfare ta votinin njerzit PD : per burimet njerezore qe ofron per qeveresisje, per programin, per moralin, per qendrimin qe ka mbajtur perhere ndaj ceshtjes kombetare, apo per menyren e sjelljes ndaj gjese publike etj… ,ku mund te radhis plotesuar te tjera. E djathta Shqiptare duhet te rithemelohet , at’here dhe vetem at’here duhet dhene besimi me qeverise.