10 më të votuarit deri tani, ku renditet Lulzim Basha dhe Edi Rama

28 Prill 2021, 22:40Politika TEMA

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët janë publikuar dhe rezultatet e deritanishme se kush qëndron në krye të listës.

Nga përditësimi i fundit i të dhënave deri në orën 22:00 në krye të listës së më të votuarve nga qytetarët qëndron kreu i grupit socialist Taulant Balla me 17,839 vota, i ndjekur nga ministri Çuçi dhe kryeministri Edi Rama.

Për të shkuar te kandidati i parë demokrat më i votuar duhet të shkojmë në vendin e 9-ë aty ku renditet Flamur Hoxha i cili ka marrë 9,159 vota.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha momentalisht renditet në vend të 14 me 6,977 vota preferenciale, vetëm 400 vota më shumë nga Tom Doshi që është dy vende më poshtë të tij.

Renditja e kandidatëve sipas votave

1. TAULANT BALLA          PS          17,839

2. BLEDAR ÇUÇI                PS            11,814

3. EDI RAMA                      PS            11,412

4. NIKO PELESHI              PS            11,320

5. SAIMIR HASALLA         PS           11,051

6. BLENDI KLOSI               PS           10,381

7. ERION BRAÇE                PS           10,052

8. AURORA MARA           PS           9,367

9. FLAMUR HOXHA          PD-AN  9,159

10. ERVIN SALIANJI         PD-AN  9,131

11. BELINDA BALLUKU   PS           8,390

12. BLEDJON NALLBATI  PD-AN  7,320

13. DASHNOR SULA         PD-AN  7,258

14. LULZIM BASHA           PD-AN  6,977

15. PAULIN STERKAJ       PS           6,898

16. TOM DOSHI               PSD          6,581

2 komente në “10 më të votuarit deri tani, ku renditet Lulzim Basha dhe Edi Rama”

  1. Nga shurra tek muti…nga luli ke saliu..ik e nishan kojqa

  2. staticieni says:

    Ne te vertete renditja duhet te behet jo sipas votave totale sepse ato jane marre ne qarqe me numur te ndryshem popullsie votuese dhe preference.
    Prandaj perqindja relative tregon me mire preferencen ne cdo qark perkates. Keshtu Bledar Cuci ka rekordin 48.4 % te 24604 votave qe morri Ps ne Gjirokaster (deri tani), Balla 21.59% te 86224 votave te Ps ne Elbasan, Edi Rama renditet i treti me 19.3 % te 59023 votave te Ps ne Vlore, Balluku me 11.69% te 226842 votave te Ps ne Tirane, Damian Gjiknuri 10.1% te votav te Ps ne Vlore, Bujar L 8.9 % te votave te PD ne Vlore e keshtu me rradhe. Permendim se qytetari dixhital SB ka deri tani 2.5% te 182335 votave te PD ne Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje