"Nishani sulmoi Bashën nga inati për moskandidimin"! Mark Marku zbulon skenarin e PD: Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet

28 Prill 2021, 22:23Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë, Mark Marku ka deklaruar se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen.

Marku reagoi edhe për zërat në PD që kërkojnë largimin e kryedemokratit pas disfatës së katërt radhazi të tij. Sipas Markut, sulmi i Nishanit vjen për inate personale, për shkak se nuk u kandidua për deputet.

Edhe pse SHBA dhe BE kanë njohur zgjedhjet në Shqipëri, duket se PD do futet në një tjetër kurs përplasjeje, pasi ka plan të mos njohë 25 prillin.

“I injoroj komplet këto zëra, ku ishin këta më përpara?

Kanë inate përsonale. Meqë Nishani nuk është në listën e deputetëve kërkon largimin e Bashës.

Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet. Do të vazhdojmë betejën derisa hajdutët të shkojnë në burg dhe populli do të votojë i lirë.”, tha Marku.

2 komente në ““Nishani sulmoi Bashën nga inati për moskandidimin”! Mark Marku zbulon skenarin e PD: Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet”

  1. genti says:

    Kurre mos daci ne se nuk u pelqen vullneti i shumices qerohuni dhe lereni te qete ate vend.

  2. emilio says:

    O cop loqe, yt shpellar i neveritshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje