Kryetari i Komisionit Qëndror Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi për votat e kandidatëve në 37 Vende të Numërimit të Votave.
Në një deklaratë nga selia e KQZ, ai bëri me dije se janë proces numërimi votat e kandidatëve në 14 qendra.
“Deri në orën 14:00 ka përfunduar numërimi për kandidatët për 37 VNV. Është drejt përfundimit ky proces për 14 VNV. Janë raportuar problematika në disa VNV, ku anëtarë të grupeve të numërimit duket që nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje e vlerësimin e fletëve të votimit. Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ për të bërë qartësimet e duhura kur ka qenë rasti”.
I pyetur për problematikat në këto qendra të numërimit, Celibashi tha se kanë qenë të ndryshme.
“Një nga problematikat që kemi patur më së shumti është tentativa për të rivlerësuar fletët e votimit, sidomos për ato të pavlefshme. Për këto fletë votimi KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf të veçantë dhe të mos i nënshtrohet rinumërimit në një fazë të dytë”.
Nga ana tjetër, kreu i KQZ ka dhënë edhe shifrën e saktë të pjesëmarrjes në votimet.
“Pjesëmarrja në votime ka qenë 46.32%. Nga këto 47.66% është pjesëmarrja e grave dhe 62.34% janë burra”, tha ai.
Aq ju do populli, në përgjithësi ju „politikanëve“, sa 54,68%, nuk kanë marrë mundimin te prishin gjumin e mengjesit.
Nga ana tjetër, janë edhe ato format „demokratike“ qe perdorin nje klase politikanesh, si ju ne Shqiperi, qe ja u merrni „pone“, me gju ne gjoks.
Keni vene ngjyra dalluese, gjoja per te bere te ditur idete qe perfaqesoni!
Por ne fakt, jeni si nje tufe dhish, me njgjyra te ndrysheme, por me instikte te njejta!
Pra, hajdute dhe kriminele, ku me te pershpirtshem jane treguar pushtuesit, sesa ju me popullin tuaj!
Dhe ne fund per ju nje thenie nga Sokrati: „Ai qe deshiron te ndryshoje boten, fillimisht duhet te ndryshoje veten e vet!(Sokrati)!
Gjykatesi me i mire, eshte koha….te shohim!
Por nje gje duhet te dije ç‘do njeri qe deshiron „te ngjitet“! Sa me lart „te ngjitesh“, ndihesh me shume i vleresuar! Por nese bie, „sa me lart te jesh, aq me te medhaja do te jene demtimet“!