Denoncimi Fiks Fare: Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2

28 Prill 2021, 22:05Politika TEMA

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti.

Pas disa të dhënave që kishin gazetarët e Fiksit se pranë një QV në Njësinë nr 2 disa të rinj rrinin jashtë dhe të ofronin lekë në këmbim të kartës së identitetit, një prej gazetarëve u paraqit në ketë qendër votimi. Teksa kërkon emrin në listat e afishuara për të votuar i afrohet një person i cili e pyet nëse a ka votuar.

Gazetarja i përgjigjet se nuk ka votuar ende dhe po kërkonte emrin e vetë dhe të familjarëve në list. Në këto momente i riu i prezantohet si përfaqësues i LSI-së dhe i kërkon të flasin privatisht në një ambien më pak të vëzhguar. Ai e pyet se sa veta bëhen familjarisht që kanë të drejtë vote. Gazetarja e Fiksit i përgjigjet se janë 4 veta që votojnë në familjen e saj dhe në këto momente ai i kërkon fshehtësi të plotë mbi atë që do t’i kërkojë në këmbim. Ai i kërkon që të votojnë LSI-në kundrejt pagesës.

Gazetarja e Fiksit e pyet si mund ta bëj këtë duke hyrë brenda e duke votuar për subjektin politik Lëvizja Socialiste për Integrim, por përfaqësuesi i kësaj partie pohon ” Nuk të thotë njeri t’i japësh votën, vetëm kartën e identitetit. Kaq!” shprehet ai. Ai më pas i tregon se ata nuk duhet të votojnë vetëm t’i japin kartat e identitetit dhe procesin e votimit do e bënin ata me kartat e familjarëve.

” E rregullojmë ne atë punë, për gjysmë ore t’i sjellim kartat prapë” shprehet përfaqësuesi i LSI-së. Ai i kërkon që gazetarja e Fiksit të komunikojë edhe me familjarët e saj e më pas të vendosi nëse do e shesin votën apo jo? Por në çdo moment përfaqësuesi i LSI-së kërkon fshehtësi të plotë dhe që gazetarja të mos flasi me asnjeri për këtë gjë. Pyetjes së gazetares se nëse do e gjente sërish aty kur të kthehej ai i përgjigjet “Këtu jam unë pa merak”.

Më pas gazetarja largohet për të marrë kartat e identitetit dhe kur rikthehet e gjen aty përfaqësuesin e LSI-së. Sapo e sheh djali i futet në makinë dhe i kërkon të dijë se çfarë vendosën si ajo edhe familjarët e saj. Kur gazetarja i pohon se janë dakord me propozimin e tij i jep katër karta identiteti dhe përfaqësuesi i jep plot 400 mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 20-çe.

Para se ai të bëjë këtë veprim i kërkon gazetares nëse i ka fikur telefonat për të qenë të sigurtë. Ai merr katër kartat e identitetit dhe i tregon gazetares që as ajo as familjarët e saj nuk kanë për të shkuar për të votuar, pasi veprimet do të bëheshin nga ata. Pyetjes së gazetares së Fiksit se si do t’i ktheheshin kartat e identitetit, përfaqësuesi i LSI-së i tha se do t’ia çonte personalisht ai në shtëpi pasi të mbaronte procesi i votimit.

Gazetarja i kërkon të shkëmbejnë numrat e telefonit, por përfaqësuesi nuk pranon madje as të identifikohet me emër. E vetmja gjë që i thotë është që ajo mos të ketë merak për kartat dhe t’u thojë edhe familjarëve që kanë votuar për LSI-në ” thjesht ta dinë kupton”. Gazetarja i pohon se ka pak frikë pasi ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme, të dyja palët po shkelin ligjin, ajo shet votën ndërsa përfaqësuesi po ia blen. ” Mos na dali ndonjë gjë e përfundojmë në burg” e pyet gazetarja e Fiksit , ” Ça burgu, mos e vrit mendjen s’ka asgjë të tillë” pohon përfaqësuesi i LSI-së duke marrë kartat e identitetit dhe duke u larguar nga makina.

Ndërkaq, kandidati I LSI Etion Joka është shpallur në kërkim nga policia për shitblerje votash.

13 komente në “Denoncimi Fiks Fare: Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2”

  1. Presidenti-LIke-Floriri dhe C´furqet says:

    ku eshte LIke Floriri Lolua i Monika Karabuces,qe te “Prese” Duarte e Hajduteve dhe Matrapazeve te LIS-it????????O “Presidenti” i LIS-it dhe i Stresit te Lushajve??dile dhe Prite ndonje Tongelle…dhe Haje po deshe Fute edhe ne By..thet….lol

  2. art says:

    Dmth se ato karta kane votuar. pasi gazetarja nuk eshte se i ka terhequr perpara se personi te kryente krimin zgjedhor. Si rrjedhim edhe gazetarja duke ivstihuar, me dashje apo nga pakujdesia ka kryer krim. Si rrjedhim……….edhe gazetarja denohet. Si tia bejme tani?????

  3. Ulerima says:

    Prisni se nuk keni pare e degjuar gje akoma. Hetoni ne Kutalli, Dukas te Patosit (lsi+pd).
    Nesje, keto dy fshatra jane larg. Keni Tiranen dhe Durresin sa per tere qendrat e votimit.
    Dua drejtesi, se po therret dreqi ta haje hajduti me keni vjedhur votat

  4. Saliu says:

    Mfal mfal mfal mfal…..

  5. Emigrante says:

    Kjo a Pune ,tane shqiptaret e Kane dite qe kush i blen votat votat Vec nje budall prej Mirdite qe ka emrin Mark don me na mbushe mendjen per te kundert.

  6. vezhguesi says:

    Perse keto gazetaret e Fik-it nuk lajmeruan policine qe ti kapte me presh ne dore kur te votonin me kartat e te tjereve?
    Kjo puna e shitblerjes se votave nga PD dhe LSI eshte si puna e hajdutit qe bertiste me shume se te tjeret: ‘kapeni hajdutin”.
    Me keta legenet qe duan pushtet duke paguar me parate e vjedhura po qeshin edhe lopet se njerezit kane kohe qe i kane braktisur dhe nuk u ben me pershtypje loja e piset e tyre.

  7. Sara says:

    ketu ka mare fund gjithcka…

  8. Angjelini says:

    Partia e floririt me vjedhje I ka ngrituar te gjitha pasurite. SPAK duhet te shkoj te origjina e ketyre lekve. Pasuria e vjedhur nga banda Meta-Monika duhet te konfiskohet dhe kthehet popullit. Burgu nuk mjafton.

  9. Kozmo says:

    MO U CUDISNI ME KETO PAMJE, MONALIKJA KA FITUAR GJITHMON, VETEM NE SAJE TE BLERJE SE BOTES, POR NE KETO ZGJEDHJE MOBILIZIMI PER TE KAPUR HAJDUTET E PD DHE LSI ISHTE ME I MADH.

  10. Jevi says:

    Pa zotesia per te krijuar bindje ne elektorat ,makuteria per te marre leke ,varferia e te tjera i krijon keto kushte te shitblerjes te votes.P.D,L.S.I, e te tjerat kerkojne te marrin pushtet me keto forma.Ata qe bertasin me shume jane hajdutet me te medhenj.Thjesht hajduti bertet kapeni hajdutin. Kjo duket qarte edhe ne jeten e perditeshme ku te gjithe akuzojne njeri tjetrin per vjedhie te parave e kapitaleve.Asgje nuk eshte e genjeshter.Shiko pasurine e politikaneve,gjyqtareve,mjekeve e te tjere dhe GRABITJA duket sheshit.
    Te gjitha i bejne se:Duan te pasurohen dhe se jane ANTI SHQIPTAR. Ata nuk duan qe ai vend te perparoje e te jete perkrah kombeve te qyteteruara e te perparuara.

  11. Ayaaaa says:

    Funderrina qe spjerdh kush……

  12. Gjakovari says:

    Pa ndonjë pretendim fyes po i citoi fjalët e atyre të vjetërve : hajni të quan hajn, tradhëtari të quan tradhëtar, kurva të quan kurvë, spiuni të quan spiun, e shumë shembuj tjerë.

  13. SON says:

    Beni video fake tani por efekti eshte I kundert….njollosni veten…sepse per Europen ska rendesi kush vjedh…..negociatat me lupe e brisk…
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje