Flamur Noka publikon foton me dy gishtat lart dhe njeh zgjedhjet: Triumfuam, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

28 Prill 2021, 17:38Politika TEMA

Teksa të gjithë demokratët nuk kanë pranuar zgjedhjet, Flamur Noka ka bërë të kundërtën.

Ai ka postuar një fotografi me dy gishtat lart ku vlerëson fushatën dhe rezultatin.

Falenderim dhe mirënjohje pa kufi për çdo banor të Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherit që besoi, mbështeti dhe votoi PD dhe ndryshimin! Falenderim special nga zemra për Kamzën dhe Paskuqanin, që mbështeti si asnjëherë tjetër Partinë Demokratike!

Komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit tanë janë heronjtë e votës së lirë dhe qytetarët që nuk iu nënshtruan presionit dhe korruptimit shtetëror janë shpresa e këtij vendi se beteja për demokracine dhe ëndrrën për Shqipërinë si Europa mund dhe do të fitohet.

E diela ishte një sprovë e rëndësishme për ne dhe në Kamëz e Paskuqan triumfuam si njerëz të lirë. Beteja jonë e përbashkët për demokracinë do te ketë përkushtimin tim të plotë.

Mirënjohja dhe falenderimi im është i pakufishëm për secilin prej jush” shkruan Noka.

Por zërat në PD që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës janë shtuar, ndërsa Sali Berisha sot kërkoi një analizë të thellë për të nxjerrë përgjegjësitë.

3 komente në “Flamur Noka publikon foton me dy gishtat lart dhe njeh zgjedhjet: Triumfuam, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”

  1. arifi says:

    Te mundi Niqifori shko lufto me vjerin tani….haha

  2. Turi says:

    Qënka çmëndur fare. Ça malli pinë kta njerëz që shofin vetëm fitore? Në fakt po ta shikosh nga aspekti personal ky ka fituar. …

  3. Qifi says:

    ????? ka tap o nul moka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje