Ministrja Kushi nuk humbet kohë, takon rektorët e universiteteve: Projekte të reja dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik

28 Prill 2021, 13:56Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

Znj. Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.

Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara.

“Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – përmbyll mesazhin e saj ministrja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje