VIDEO/ Dita e zgjedhjeve, fermeri në Lushnjë: Vota e rëndësishme, por kam prioritet tokën

25 Prill 2021, 18:18Sociale TEMA

Jo të gjithë e përjetojnë ankthin e rezultatit që do të shpallë fituesin e zgjedhjeve. Në Lushnjë, reporterja jonë Ornela Joti, bisedoi me një qytetar që ndonëse i vetëdijshëm mbi rëndësinë e votës, tregoi se në jetën e tij kishte të tjera prioritete.

Nëse kryefjala e ditës sot janë zgjedhjet, për Pëllumbin nga Lushnja është toka. Ajo është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij, ndaj edhe këtë ditë votimesh nuk ka bërë ndryshe nga e përditshmja.

37-vjeçari, i cili merret familjarisht me kultivimin e fidanëve të ullirit, na tregon se do të votojë, por pasi të ketë mbaruar punët e bujqësisë.

Gjatë një muaji ka dëgjuar premtime nga të gjithë përfaqësuesit politikë që i kanë shkuar në zonë, por ai e di fort mirë se toka do të jetë e nesërmja për të dhe familjen e tij.

3 komente në “VIDEO/ Dita e zgjedhjeve, fermeri në Lushnjë: Vota e rëndësishme, por kam prioritet tokën”

  1. Genti says:

    Nje njeri me mend ne kok. Bravo

  2. Laluci says:

    Ta marre prap salushi pushtetin qofte larg e pastaj ti pish lengun tokes debil

  3. Outspoken says:

    Ky eshte Shqipetar !!!!❤

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje