Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se pandemia po shkon drejt fundit si dhe shtoi se nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës.
Ai tha se rezervuari natyrorë i viruseve nuk janë njerëzit, por kafshët dhe shpendët.
“Ne e kemi kaluar të keqen e kësaj pandemie dhe ekspozim+ vaksinim, Tirana është mbi 65 % niveli i imunizimit, qoftë nga ekspozimi qoftë nga imunizimi me vaksina, në vendet tjera është më shumë.
Nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme, besoj fort që gjysma e parë e qershorit do na zërë me imunitetin kolektiv të realizuar.
Kur arrihet një nivel i caktuar imunizimi, mbi 50%, apo 70% që quhet imuniteti i tufës, do të thotë që këta qytetarë janë të imunizuar, kjo do të thotë që virusi ka shumë më pak shanse të bjeri në kontakt me persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen, zvogëlohet shumë qarkullimi i virusit dhe kështu ai kthehet në rezervuarin natyrorë, sepse dihet që rezervuari natyror i viruseve nuk janë njerëzit, por shpendët apo kafshët”, tha ai.
Pipero në një intervistë për Report Tv u ka bërë apel qytetarëve që ditën e nesërme ku shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimi të respektojnë distancën dhe masat anti-Covid më shume se ccdo herë. Ai vuri theksin te mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social.
“Në prag të zgjedhjeve vijmë me lajme shumë të mira në lidhje me situatën e COVID, kemi më pak raste të reja, më pak shtrime dhe viktima. Pandemia po shkon drejt fundit, por nesër i këshilloj qytetarët që të jenë më të kujdesshëm se çdo ditë tjetër.
Të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën, të rrinë 2 metër larg njëri-tjetrit dhe në dalje nga qendra e votimit duhet ët dezinfektojnë duart. Është e rëndësishme që të mos e heqin në asnjë moment maskën gjatë votimit. COVID na ka privuar nga shumë të drejta për fat të keq.
Për personat që janë të infektuar, edhe pse do të dëshironin të ushtronin të drejtën e votës, është më mirë që së pari të gëzojmë të drejtën e jetës. Duhet që ata që janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që do shkojnë të votojnë, që nuk janë të infektuar, duhet të respektojnë masat”, u shpreh mjeku