“Paqe” edhe në Shkodër: Paulin Stërkaj i PS përqafohet me deputeten e PD gjatë numërimit të votave.

28 Prill 2021, 22:33Politika TEMA

Nuk është rasti i vetëm, por i përsëritur gjatë këtyre zgjedhjeve, ku kundërshtarët politikë bëjnë “paqe” mes tyre pavarësisht ngjysës së bluzës.

Gjatë numërimit të votave, PS dhe PD në Shkodër shtrëngojnë duart. Siç shihet dhe në foto, janë Paulin Stërkaj, deputet i PS dhe Greta Bardeli deputete në radhët e PD.

Deri më tani Paulin Stërkaj ka 6898 vota kurse Greta Bardeli ka 2034 vota.

Më herët kemi parë të përqafohet Ina Zhupa dhe Anila Denaj në qarkun e Gjirokastrës, Ori Nebiaj me kryetaren e PS në njësinë numër 10, teksa Pandeli Majko tha se Ori Nebiaj është vajza më e mirë që ka PD-ja.

1 komente në ““Paqe” edhe në Shkodër: Paulin Stërkaj i PS përqafohet me deputeten e PD gjatë numërimit të votave.”

  1. Sara says:

    e shkreta Grete vdes per pak perqafim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje