Nga Ylli Pata
Partitë e opozitës, kryesisht LSI-së, kanë bërë gati një sërë kërkesash për në KQZ ku kërkojnë rinumërimin e votave në disa qarqe.
Prej ditës së djeshme kur ka mbaruar numërimi dhe tabulimi i votave për subjektet politike, në çdo KZAZ, e tavolinë numërimi, ka nisur listimi dhe administrimi i votave për kandidatët në çdo qendër votimi.
Ky proces, nuk është gjë tjetër veçse një rinumërim faktik i çdo flete votimi të hedhur më 25 prill. Më shumë se një numërim për kandidatët, është edhe një double check i rezultatit të përgjithshëm të votave të partive politike.
Në tryezat e numërimit po kalon një e nga një çdo fletë votimi, çka është një përsëritje procedure: numërim, kalim në kamera dhe tabulim rezultati në procesverbal.
Numëruesit e PS-së, PD-së dhe LSI-së janë në çdo tryezë, ndërkohë që auditor ndodhen vëzhgues e deputetë që janë prezent në të gjithë procesin.
Madje në çdo KZAZ mund të vijojë i njëjti proces i monitorimit me kamera e lidhje live, siç ka ndodhur me procesin e numërimit të rezultateve të partive politike.
Dhënia e rezultatit në fund, mund të verifikohet që ka qenë apo jo ai që është vendosur në procesverbalet e firmosura nga anëtarët e çdo KZAZ-je.
Gjithashtu, KQZ mund të dërgojë inspektorë, por edhe anëtarë që të shikojnë rezultatin siç ndodhi në procesin e numërimit të partive.
Numërimi live mund të vijojë, njësoj siç do të bëhet në tavolinën e KQZ-së që është kërkuar nga opozita. Mjafton që tu kërkojnë mediave të drejtojnë objektivin që të bëhet sa më transparent…
PO PO
PRAPE PALLEN DO MARIN!!!!!!
KETA PRAPE nuk do ta besojne
hahahah e di cfare me vjen per te qeshur sepse do dali qe Brenda ps po i vjedhin votat njeri tjetrit duke njollosur fitoren qe arriten.
Mos harmonie care tha pjerini edhe si i paralajmeroi rama, numeruesit disait here, ama do dalin lajme qe brenda ps po vjedhin njeri tjetrin me votat. Prisni Fiks edhe STOP do shifni cudira. Ermonela e dra sinjalin e pare, the si ajo jane shume te tjere. te tjeret ne qendrat e tyre te votimit spo gjejne votat e familjareve, po flas per PS. Ftoj edi ramen te marri masa urgjentee sepse po ndodhin probleme ne bastionet e PS!!
Eshte thjeshte nji alibi e radhes .
Mos vazhdoni ti shkoni pas topit ku e hedhin kta Shejtan Budallenje ,sepse perseri
do qisin Pordhen e radhes nga goja .
Mos harxhoni me kohe ti degjoni madje ,perndryshe nuk ndalem kta psikopate .
Jane bo si qeni i cili nuk degjon te Zotin .
Nqs nuk i tregon Kufijt i Zoti ,qeni vazhdon e ben cti doj qejfi .
Mos i degjoni dhe mos i afroni asgje qe kerkojne sepse eshte humbje kohe per te gjithe .
Ktyre i duhet prer njiher e mire then JOOOOOOOOOO !
Dhe qeni fillon e ndjek te Zone ,fillon e disiplinohet .
këta faqezinj nuk janë në terezi duan pushtet më cdo kusht edhe pse e dinë që janë të humbur ….