Manjani: Basha tani ka fituar përvojë, nuk ia vlen të largohet. S'ka mbetur njeri tjetër në PD

28 Prill 2021, 15:04Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim në lidhje me humbjen e Partisë Demokratike.

Manjani shkruan në rrjetet sociale, se Partia Demokratike është një aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.

Sipas tij, Basha ka bërë shumë punë në krye të PD-së dhe me përvojën që ka fituar nuk do t’ia vlente largimi i tij nga kjo parti.

Manjani thotë se nuk sheh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj regjimit.

Postimi i plotë i Manjanit:

Rrezistencë apo nënshtrim? Kjo është çështja.

Nuk jam anëtar i PD dhe nuk i jap vetes të drejtë të gjykoj e arsyetoj mbi çështje të brendshme të saj.

Por, si qytetar i Republikës, më intereson aseti politik me vlerë të jashtzakonshme PD. Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.

Ndaj çdo përpjekje për zhvlerësimin e këtij aseti është shërbim ndaj rregjimit të tashmë të konfirmuar të Ramës!

Në këtë kontekst vlen të shihet dhe kontributi i Lulzim Bashës. Mendoj se Ai ka bërë goxha punë në krye të PD. Me përvojën që ka fituar tashmë nuk do ja vlente largimi i Tij nga PD.

Ndoshta ka nevojë për një rikonfirmim por edhe kjo ceshtje i duhet lënë anetareve e statutit të PD për ta adresuar. Por sa më shpejt…

Interesi publik kërkon një PD të fortë, të organizuar dhe me strategji bashkimi, jo përçarje.

Shkatërrimi i PD = jetëgjatësi e rregjimit.

Nuk shoh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj rregjimit.

Demokracia nuk është më thjesht në rrezik, por e goditur rëndë. Ndaj nuk bëhemi më demokratë e as nuk e vendosim demokracinë duke larguar Lulin.

Përkundrazi, e bëjmë këtë gjë vetëm duke afruar çdo të palumtur me rregjimin.

Në këtë moment nuk shoh alternative tjetër përveç se: o me rrezistencën o me rregjimin.

Luli dhe PD duhet të jenë në krye të rrezistencës, për hir të interesit publik.

Dhe më në fund, të mos shkëpusim vemendjen se në ç’kohë po jetojmë. Post kriza ekonomike e 2008 ka sjellë si pasojë një Europë politike që jeton në populizëm; një lindje ka rrëshqitur në autokraci; dhe një Amerikë në betejë për tregje…

Ndaj sot është më e thjeshtë të jesh autokrat, populist, apo agjent tregjesh sesa kryetar opozite, aq më tepër në një rrumpallëhane vend.

9 komente në “Manjani: Basha tani ka fituar përvojë, nuk ia vlen të largohet. S’ka mbetur njeri tjetër në PD”

  1. SPAK says:

    O ylli ne fund te detit. Po kush po te kercnon, shtyp apo kufizon lirin tende apo dikujt tjeter qe duhet te rezistoni? Ore a jeni ne vete ju? Humbja eshte normale por njerzit normal mesojne nga disfatat dhe bejne ndryshimet e duhura per te ja dal ne betejat e ardhshme. Populli nuk do ju votoj persa kohe vazhdoni me avazin e vjeter. Te fala ke nga Bilali i hoteli kuarantina. Ik ore idjot se Rama nuk mundet me medhef por me njerz me itegritet dhe puntor – dhe partia e juaj nuk e ka asnjeren.

  2. Istruktori says:

    AUTOSHKOLLA
    PRANE PARTISE DEMOKRATIKE PREGATITE DREJTUES TE AFTE POLITIKE ME DIPLLOME E CILA TE SIGURON HUMBJEN POR NUK TE LARGONE NGA DREJTIMI POLITIK

    ********istruktori pare LULEZIM BASHA******sekretare YLLI MANJANI. SUKSESI GARANTUAR

  3. a says:

    e ka fituar pervojen apo i duhen edhe 2 humbje qe ta fitoj plotesisht?

  4. Shkodrani says:

    Po thuhet botërisht që COVID 19 lë pasoja për të gjithë të prekurit, edhe për asimptomatikët. Si more nuk paska Partia Demokratike njerëz më të aftë, më drejtues më me karakter se sa Lulzim Basha? Nuk e njoh përbrenda këtë parti, por ka njerëz si p.sh. Agron Shehaj (sa për shembull) që janë ku e ku më mirë sesa ky qypi që vetëm ka mësuar përvojën e humbjes… PD duhet të ringrihet mbi veten, si feliksi që përmend Mona, dhe të bëjë opozitarizmin e vërtetë në Shqipëri. Përndryshe ky vend shpejt a vonë kthehet në diktaturë.

  5. Tomas Willson says:

    c’jane keta lloje kameleonesh qe marrin formen dhe ngjyren sipas interesit….dhe e mbajne veten per te mencur, gjithollog etj….po ky lloji, qe kur ishte ne Ministrine e Drejtesise kembengulte qe bashkeshortja e tij (gjoja arkitekte) te merrte licence…dhe kur ish MZHU nuk e mori ne konsiderate sulmoi kedo punonjes administrate te asaj ministrie se iu prish qejfi gruas…..Aman se c’rrace njerezore e ndyre

  6. Ylli says:

    Po ka fituar eksperience si te humbas zgjedhjet.

  7. Qerosi leshedhise says:

    Follow me ja ly b… Bashes ky tani? E braktisi anijen e mbytur te LesheDhise!!!

  8. Lisi says:

    Shko mor pejr Shupenxe e mbill speca me gisht si yt ate se nuk ke tru per gje tjeter debil

  9. Vlesh says:

    Ylli ka dy dite qe se can njeri per ka human PD!
    Mos thuaj se s’ka tjeter.
    Ka! Ka!
    Anton Abilikja, Gjekmarku dhe MM, Qim Peka, Shkullaku, Ti ( i kooptuar), And Bushati, etj,etj.
    Me Ramen kot e ke kap! Presja Ilir ja beri gropen PD. PD ja beri LSI! I mori deputet qe i kish marre LSI dikur. Plote 13 cope!
    Berisha eshte merzite se ka hup LSI.
    Je shume i gjinshem Ylli!
    Por PD ka nevoje per i cik demokraci.
    Rama e do forte Lulin: O cun i mire- thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje