Albin Kurti: Vuçiçin nuk e takoj se kam punë

29 Prill 2021, 20:18Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogu Prishtinë-Beograd. Pas një takimi që ka zhvilluar me shefin e diplomacisë evropiane, Kurti ka thënë se nuk është i neglizhuar nga pala kosovare ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel që organizohet më 18 Maj.

Refuzimin që i ka bërë takimit me Vuçiçin më datë 11 Maj ai e ka arsyetuar me faktin se ka shumë punë për të bërë në Kosovë përfshirë edhe miratimin e programit qeverisës ndërsa i nevojitet kohë për konsulta rreth dialogut.

“Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Dhe ne në këtë mënyrë besoj se do ta zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për t’i realizuar marrëveshjet e arritura. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë time. Për të vendosur të gjitha çështjet e Ballkanit Perëndimor në tavolinë duhet të jemi të gjashtë vendet dhe nuk ka vend më të mirë sesa Brukseli për një takim të tillë”.

Për Borrelin rruga e vetme e Kosovës për integrim në BE është dialogu.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, është mënyra për tu inkuadruar në perspektivën evropiane. Prandaj unë e inkurajova Kurtin që të përfshihet në këtë çështje”.

Për ‘non papers”, kryeministri Albin Kurti vlerësoi se për të janë të parëndësishme derisa Borreli këto dokumente i ka quajtur ‘fake news’. Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel ka kërkuar vaksina për kosovarët duke thënë se vendi ynë ka marrë deri më tani vetëm 24 mijë.

5 komente në “Albin Kurti: Vuçiçin nuk e takoj se kam punë”

  1. Fatos says:

    Sa shpejt u kujtua… kishte kohë se ishte I angazhuar në zgjedhjet në Shqipëri. A pika provincialit mendjemadh… njerëzit vdesin ky tall topet.

  2. Atrat says:

    Vdekje fashizmit, vdekje tradhtarëve!

  3. Gjerman says:

    Liri Demokraci !
    Poshte Komunizmi !!
    Mfal , mfal mfal, mfal !

  4. Jurgeni says:

    Ti je kryeministri me VK i Kosoves , po kush po thote qe beje mik shpie Vucicin. Takoje ore bastard per te miren e te gjitheve, mos harri se ke nje komunitet re konsiderueshem serb ne Kosove dhe thjesht per respekt te tyre duhet te flasesh per zgjidhjen e problemeve qe ju shqetsojne si shoqeri. Po kujt i thua primitivit , ti je akoma ne peme nga mentaliteti. Rri ne peme vlla mos zbrit se te ha Vucic, idjot i lindur

  5. Nick says:

    Po ç’pune ke mor aman?! Zgjedhjet ne Shqiperi mbaruan deri ne shtator je pushim ketu, bej si te besh merru me ndonje pune te Kosoves se te kane votuar tu mbarosh ndonje hall njerezit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje