"Mblidh mendjen se u bëre gaz i botës"! Pjerin Ndreu, ironi me opozitën: Deri sa u hapën kutitë, procesi korrekt! Pasi humbën thanë na i vodhën votat

29 Prill 2021, 19:50Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ironizuar me qëndrimin e opozitës pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe më pas deklarata e tyre pasi nuk mundën të siguronin shumicën e votave.

Në facebook, Ndreu shkruan se pas votimit, PD dhe LSI u shfaqën të ngazëllyer nga procesi korrekt dhe thirrjet për fitore. Sipas Pjerin Ndreut, nuk ishte po ky qëndrimi i tyre pas numërimit të votave, që nxorën fituese PS, ku opozita filloi me akuzat për blerje e vjedhje votash.

“Rrumpallë opozitare. Deri sa u hapen kutitë, dhe panë ça kishte brenda, PD dhe LSI nuk u ndjenë. U panë të ngazëllyer nga procesi korrekt dhe thirrjet për fitore duke çmendur dynjanë!

Pastaj kur humben, thane na i blenë e na i vodhën! Sipas kësaj i bie te jene blere e shite kur kane qene brenda ne kuti, se nuk ka shpjegim tjetër”, shkruan kreu i bashkisë së Lezhës.

3 komente në ““Mblidh mendjen se u bëre gaz i botës”! Pjerin Ndreu, ironi me opozitën: Deri sa u hapën kutitë, procesi korrekt! Pasi humbën thanë na i vodhën votat”

  1. Kosova says:

    Te lumt z. Pjerin.
    Mona tha sa filloj numrimi se fitorja eshte me 90 mandate, e pastaj u zhduk. Jane mendjelehte keta te opozites si kalamaja.

  2. Pjerınketote PD dhe te LSI ja bejne Po na lındı djale thone te na rroje, Po na lındı vajze te thote te te roje dhe me te gjıtha ıntrıgatetyre per thulene kopılın e tyre ne dore tetjereve, Pershendetje,Pjerın,

  3. geri says:

    e thene nga ky loqja qe i thoshte mesuesit ne telefon se ku do fluturonte po mos deklaronte hapur voten …….
    kta lloj karash bashke me lulin udheheqin kete vend ,ky eshte injorant i skajshem ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje